Qeveria miraton kontratën e koncesionit për Aeroportin e Kukësit

530
Sigal

Qeveria miratoi ditën e djeshme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, kontratën për koncesionin 35 vjeçar të Aeroportit të Kukësit. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjinë Belinda Balluku bëri me dije detajet e koncesionit duke nënvizuar impaktin që do të ketë zbatimi i projektit në punësim si dhe në tërësi për zonën e Kukësit. “Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka zhvilluar një proces negocimi intensiv me fituesit e tenderit. Kontrata u negociua dhe u çua për konsultim në institucione të tjera dhe sot kaloi për miratim në Këshillin e Ministrave.

Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vite kohëzgjatja e abonimeve dhe afati i vënies në punë është 24 muaj. Vlera e e rehabilitimit është rreth 8 milionë euro. Nga zhvillimi i projektit ndërtues dhe më vonë i atyre të aktiviteteve në aeroportin ndërkombëtar të Kukësit do të punësohen fillimisht 220 persona ndërkohë që nga përllogaritjet dhe kryqëzimi i të dhënave të ngjashme mbështetur dhe nga destinacionet e ndërtimeve që do të kryhen numri i punonjësve që do tëpunësohen pritet të shkojë 12 mijë perona në fazën finale.”,deklaroi Balluku.

Nga ana tjetër Ministrja e MIE theksoi interesin nga të paktën pesë linja low cost për këtë aeroport dhe synohet që ai të kthehet në pikë referimi për lëvizjet rajonale. “Pozita e mirë gjeografike dhe rëndësia e zhvillimit të këtij aeroporti ka tërhequr vëmendjen e linjave të mëdha lobost si Wizz Air, Easy Jet, Rayan Air, Vueling dhe Pergasus. Nga studimet paraprake parashikohet që ky aeroport pritet të ketë një lëvizje prej 300 mijë pasagjerë në vit. Në rritje të ndjeshme në vitet pasuse. Aeroporti i Kukësit pritet të ketë një zhvillim për zonën e Kukësit” tha Balluku.