3 kandidatë të tjerë pranojnë mandatin e deputetit

801
Sigal

Kreu i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ dhje kërkon mandatin e deputetit.

Alimadhi ka qenë pjesë e listave të opozitës në qarkun e Vlorës. Më herët 2 kandidatë të tjerë nga listat e opozitës kanë vendosur të pranojnë mandatin e deputetit.

NOA

Arben Elezi, i renditur i pesti në listën e PD-së në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 2017-ës, dhe Ambra Borova, e renditur e treta në listën e LSI në qarkun e Shkodrës, kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularët dekriminalizimit.

Deputetët e rinj të LSI-së që kanë pranuar mandatin dhe janë betuar deri tani janë: Ylli Shehu, Enver Rroshi, Aurora Mara, Edmond Rrushi, Elda Hoti, Edlira Hyseni, Ediola Braha, Ralf Gjoni, Nimet Musaj dhe Enada Kapllani, ndërsa nga radhët e PD-së janë betuar: Ligoraq Karamleo, Lefter Maliqi, Majlinda Halilaj dhe Alban Zeneli.