Korrupsioni dhe abuzimi në bashkinë Fier, është pjesë e pandarë e punës së përditshme të tyre.
Darzeza, fshat i bukur dhe shumë i vizituar nga qytetarët e Fierit, dhe jo vetëm, për bregdetin dhe plazhin e saj, vuan trafikun e rënduar, jo vetëm të rrugës së ngushtë, por sidomos të urës kryesore, që hyn në fshat për të kaluar në bregdet.
Një urë që ka qenë gjithmonë problem për këto zona edhe gjatë dimrit, m përmbytjet e shumta që ndodhin shpesh herë.
U ndërtua me shpejtësi në një moment përmbytje, nga Ministria e Mbrojtjes, provizorisht, u tha atëhere, se më mbrapa do ta bënin bashkëkohore Ministrja XHAÇKA dhe kryetar SUBASHI .
Jemi shumë vite më pas dhe vazhdon kaos dhe trafik i rënduar, në një urë që u ndërtua brenda disa ditësh për emergjencën e shkaktuar nga rreshjet.
Në fakt, Bashkia e Subashit të emëruar në 30 Qershor 2019, ka fonde për të bërë investime.
Më poshtë po publikoj FOTO TË URËS QË KA NDËRTUAR BASHKIA, urë betoni e saktë për të hyrë në pyll dhe pastaj në det, por kjo është e vlefshme, VETËM PËR NËN/KRYETARIN E BASHKISË QË KA BËRË NJË VILË, në atë zonë.
Banorët e zonës denoncojnë me sms që kanë dërguar, me foton e urës me beton, urë që duket bosh, e ndërtuar me taksat e qytetarëve fierakë, në pritje vetëm të zyrtarëve të bashkisë.
Video të urës që shërben për gjithë Fshatin Darzezë dhe qytetarët fierakë, urë që rënkon nën peshën e shumë makinave dhe trafikut të rënduar të këtyre ditëve me shpresën e pa shpresë, se ndonjë herë do të mjaftojnë lekët e taksave të tyre, për t‘u shërbyer, të paktën në më të domosdoshmet, por tashmë jemi të sigurtë në babezinë e tyre, këta dinë vetëm të vjedhin, të pasurohen për vete.
ZGJIDHJA ËSHTË VETËM NJË: Largimi i tyre me çdo kusht dhe çdo mënyrë.