Sa mall sot, sa mall, ndërsa unë
endem e përplasem në muret e
vetmisë. Dal në ballkon, çdo gjë
ka ngrirë si kuadër me nuanca
e ngjyra pa jetë, melankolie gri.
Sa mall sot, sa mall e mungesë
pafund, e thellë, porsi humnerë.
Unë brenda një vorbulle veten
e gjej në kërkim të një tingulli,
që nuk vjen, në kërkim të notës
që pret të transformohet në një
këngë, në kërkim të vargut që
nuk bëhet dot poezi, në kërkim
të një qeshjeje të kristaltë që një
univers të tërë do t’më dhurojë.
Sa mall sot, sa mall…