Papunësia në Greqi bie në 14.4% në mars, më e ulta që nga nëntori 2010

383
Sigal

Shkalla e papunësisë në Greqi ra në 14,4 për qind në mars, sipas të dhënat nga instituti i statistikave të vendit ELSTAT.

Kjo ishte shkalla më e ulët e papunësisë që nga nëntori 2010. Të dhënat treguan se 653.686 njerëz janë të papun, që i përkasin moshës deri në 24 vjeç.

Në grupmoshën 15 deri në 24 vjeç, shkalla e papunësisë ra në 32.4 për qind nga 37.7 për qind në të njëjtin muaj në vitin 2019.

Shkalla e papunësisë në Greqi, e cila arriti në një rekord të lartë prej 27.8 për qind në shtator 2013, ka rënë vit pas viti, por mbetet më e larta në zona e euros.

Komisioni i Bashkimit Europian, në parashikimet e tij të fundit, vlerëson se papunësia në Greqi do të rritet në 19.9 për qind këtë vit, duke projektuar se ekonomia do të tkurret me 9.7 për qind.