Rrëfimet e Sefer Pashës: Incidenti i 1968-s, kur gardisti shkrepi mitralozin mbi zyrën e Hysni Kapos

474

Shumë ngjarje në jetën e Jaup Dabullës rridhnin spontanisht.

Në fund të rrugës “Pjetër Bogdani” ishte postblloku kryesor i Gardës për hyrjet dhe daljet në Bllok. Aty merreshin fletë hyrjet. Për dreq postblloku ishte ngjitur me shtëpinë e Beqir Ballukut me të cilin Jaup Dabulla kishte njohje qysh nga koha e luftës. Pritej arrestimi i Beqir Ballukut dhe Jaup Dabulla nuk kalonte në rrugën “Pjetër Bogdani”. Nuk donte të përballej me mikun e tij Beqir Ballukun. Por kur s’do, s’do. Jaup Dabullën e kërkoi Sulo Gradeci në shtëpinë e vjetër të Enver Hoxhës dhe pasi mbaroi punë doli në rrugen “Pjetër Bogdani”. Në vend që t’i bjerë për lart e e të dal në rrugën “4 SHKURTI” i ra për shkurt. Pa mbritur në postbllok i foli nga dera Beqir Balluku. I ra pika, por nuk kishte ç’të bënte. I dha dorën pa i rënë në sy. Beqir Balluku i traumatizuar i tha se e kishin akuzuar për një gjë që ai nuk e kishte marrë dot me mend. I thanë në plenium se atë në Karavasta e mbanin mbi një shtrat katër myzeqar dhe ai i hipur mbi ta gjuante rosa e pata të egra. Po kjo nuk ka ndodhur more Jaup i tha Beqir Balluku. Si do të gjuaja unë mbi shtratin e ngritur nga myzeqarët. Tmerr! Jaup Dabulla nuk i ktheu përgjigje. Por që të largohej sa më shpejt i tha aty për aty një gënjeshtër. Ika se më pret ministri Kadri Hazbiu në zyrë. Po atë mbrëmje e arrestuan Beqir Ballukun. Të nesërmen Drejtori i Sigurmiit të Shtetit i kërkoi që ai t’i thoshte se çfarë i kishte thënë Beqir Balluku. Pika e zezë që më gjeti i kishte thënë të shoqes Vehibesë kur gjithëka qe sqaruar.

Jaup Dabulla u ndodh shpesh në udhëkryq.

Eleminimi i disa udhëheqësve me të cilët kishte miqësi e vuri në sëkëlldi. Ra në humnerë e nuk delte dot prej andej. Dhe nga kjo humnerë nuk doli dot deri sa vdiq. Nuk e shpjegonte dot se çfarë ndodhi. Populli pse e hoqi zvarë Enver Hoxhën? Ai s’ja pati me hile popullit të tij. Një ditë po pinte kafe me ish kolegët aty ku ishte Klinika Qeveritare,  dhe që është edhe tani. Dikush tha se janë afruar buldozerët dhe do ta shembin vilën, ku ka banuar Enver Hoxha. Jaup Dabulla e la kafen dhe shkoi në këndin e vilës, ku shërbeu tridhjetë vjet. Vështronte si i shashtisur. Vila nuk kishte asgjë të jashtëzakonëshme. Ajo ishte si një kasolle para të tjerave, që po ndërtoheshin nëpër Tiranë. Nuk kishte pishina me delfin. Guxoi dhe hipi tek muri rrethues. Pa pishinën e vjetër dhe skulpturën e ngitur ngjitur me të. Kishte qenë me shërbim atë ditë kur u vendos skulptura tek shatërvani i vilës së re. Enver Hoxha doli rastësisht nga vila kur po vendosej skulptura e thjeshtë. Ishte një djalosh me kostum kombëtar. Enver Hoxha e pa dhe e vështroi skulpturën. Nuk foli. Skulptorit i hodhi dorën në qafë. Kaq mjaftoi. Jaup Dabulla nuk ia mësoi emrin skluptorit dhe u kujtua të ditë, që po flitej se do të rrafshohej vila, ku kishte jetuar Enver Hoxha. I qepur me një dorë, që i dridhej nga mosha mbi kangjellat, Jaup Dabullës, i zunë sytë nga krahu i vilës së Hysni Kapos një buldazer të madh. “Ujku” i Malit të Gjerë tha ai me vete. Pasi do të bëj copë e çikë  vilën, bibliotekën, do ta grijë dhe sklupturën. Sa qe gjallë kur shkonte nga ish vila e Enver Hoxhës, Jaup Dabulla, i hidhte sytë dhe nga skulptura e bukur. Kishte marrë pjesë në inagurimin e saj.

Jaup Dabulla me heshtjen e tij shpesh dinake mësoj çudira nga jeta e familjeve të udhëheqjes.

 

Njëra i mbeti në mendje. Nuselalet, kunadhet dhe ketrat ishin “mysafirët” e përhershëm të baçeve,  ku jetonin Anëtarët e Byrosë Politike dhe disa ministra të përzgjedhur. Këto kafshë të dashura ishin zbavitëse, por bënin dhe prapësira. Një nuselale hidhet nga muri i njerës vilë tek vila ngjitur, dhe gjatë pushimeve ajo e gjeti “vrimën” dhe futet në vilën e një ministri. Gratë e dy udhëheqësve nuk flisnin. Kur kthehet nga pushimet e zonja e shtëpisë së dëmtuar nga nuselalja skandalizohet. Por ajo nuk fliste me “pronaren”, ku strehohej nuselalja. Dhe ajo qëndis një letër plot ankesa e ofeza. Dhe më e bukra është se letrën e dërgon me postë. Të dy “shoqet” që nuk i flisnin njera – tjetrës i ndante një mur dhe një avlli. Largësia ishte 7 metra. Letrës i duhej të bënte disa kilometra nëpër Tiranë dorë më dorë.

Në gusht të vitit 1968, roja e Gardës në taracën e Komitetit Qëndror shkrepi pa dashje mitralozin e rëndë “Gulinov”.

Krismat u dëgjuan në të gjithë Tiranën. Vendroja qe mbi zyrën e Hysni Kapos. Krismat e mitralozit i dëgjoj dhe Enver Hoxha. Hysni Kapo u ngjit në taracën e Komitetit Qëndror. Aty veç Komandantit të Gardës vajti urgjent dhe Jaup Dabulla, i cili mbulonte dhe shërbimet e Gardës. Pamja ishte prej morti ka treguar më vonë Jaup Dabulla. Situatën e qetësoi Hysni Kapo. Ai vajti tek roja e Gardës, i cili kishte bërë shkrepjen aksidentale dhe i hodhi dorën në sup. Hysni Kapua i thotë gardistit nga Librazhdi se “për fat nuk kemi viktima nga Kisha e Shën Prokopit”. Gryka e zjarrit ka qenë në këndin e duhur për në lartësi dhe jo në zonat e banuara. Gjithashtu Hysni Kapo dha porosi, që pasi të bëni analizën, të mos nxitoheni në dhënien e masave disiplinore. I kushtoni rëndësi përgatitjes profesionale të trupës.

Jaup Dabulla nuk la milimetër pa shkelur në vilat e Bllokut, të lagjes “10 korriku”, në Durrës, Lezhë, Vlorë, Vuno, Lozhan, Pogradec, Dajt, e kudo që u ngritën shtëpi pushimi për udhëheqësit. S’kishte asgjë të panjohur për të.

Por një enigmë i mbeti.

 

Kur ndërtohej shtëpia e re për Enver Hoxhën (Enver Hoxha nuk tha kurrë “vila”). Poshtë shtëpisë që po ndertohej, nën tokë hapej një tunel i nëdheshëm. Jaup Dabulla edhe pse i kishte në linjë objektet e rëndësisë së veçantë, ku edhe tualetet i kishte të pasqyruara në hartë, ai, nuk e pa kurrë këtë tunel. Për tunelet misterioze kishte dëgjuar shumë broçkulla, por ato ishin më shumë propagandë armiqësore siç thuhej rëndom në përditshmëri. Për këtë tunel Jaup Dabulla nuk u bë kureshtar. Nuk luante me zjarrin, prandaj dhe mbijetoj. Jaup Dabulla dëgjoj pësh – pëshe se ky tunel delte në Kërrabë e budallallëku shkonte akoma më tutje. Thuhej se ky tunel nën shtëpinë e re që po ndërtohej për Enver Hoxhën delte në vendstrehimin e fshehtë të Enver Hoxhës, në Skrapar. Përhapsit e këtyre lajmeve Jaup Dabulla u thoshte se “Ju jeni Don Kishot”. Por, Jaup Dabullës diçka i panë sytë. Në tunelin që ndërtohej futeshin njerëz me sytë të mbyllur. Thuhej se sytë ua mbulonin qysh në Lezhë. Ai vetë nuk e besoj. Me ndërtimet e nëndheshme merrej K. Çollaku një inxhinjer shumë i zoti. Gjithsesi Jaup Dabullën e mundonte një fakt targjik. Ai mori vesh se një inxhinjer ndërtimi vrau veten. Pse? Jaup Dabulla nuk rrezikonte.

Gjatë gjithë jetës së tij në shërbimet pranë Enver Hoxhës, Jaup Dabulla, nuk pa tek idhulli i tij ndonjë fobi. 

 

Mehmet Shehu nuk i shikonte dot me sy korbat. Ato i shkaktonin pagjumësi. Kurse Enver Hoxhës asgjë nuk i shkaktonte trazira. Ishte ateist dhe nuk kishte asnjë lloj pargjykimi. Qe me këmbë në tokë. Por vite më vonë kur Jaup Dabulla doli në pension dëgjoj prej vartësve të tij, që vazhdonin të shërbenin në Gardë se ai, “qoftëlargu”, pushoi ca kohë në Pallatin e Brigadave. Por “qoftëlargun” e shqetësonin qentë rrugaç, dhelpërat dhe kafshët e tjera të egra, që futeshin brenda murit rrethues të Pallatit të Brigadave. “Qoftëlargu”dha urdhër që të vriteshin kafshët e egra. Shefi i armatimit të Gardës K.XH. me pushkë pa zë filloj t’i vras kafshët e egra me një skuadër gjahtarësh. Por kishte dhe kafshë të egra që vetëm plagoseshin. Dhe ato natë e dite rënkonin me “ohe” e “ahe”. Kjo e çmendi fare “qoftëlargun”. Më në fund ai e braktisi fare Pallatin e Brigadave.

Jaup Dabulla e tregonte tavolinë më tavolinë bisedën e Enver Hoxhës me një skenarist në Drilon. Skenaristi i tregoi Enver Hoxhës detajin e filmit: -”Përrallë nga e kaluara”. Fabula e ligjit dhe e Maliqit, që qe kthyer në hit, nuk kishte qenë fare në skenar. Në një darkë regjizori e kishte dëgjuar këtë ngjarje, të cilën ja qepi kostumit të filmit. Në fund të lagjes Dunavat, dy komshi, po grindeshin për një gardh. Njeri nga komshinjtë quhej Maliq. Ky Maliqi mbante të fshehura dele e shqerra në Lazarat. Maliqi herë pas herë i çonte qingja Kryetarit të Komitetit. Për të zgjidhur konfliktin erdhi vetë shefi i policisë së rrethit. Kur shefi i policisë i dha të drejtë komshiut tjetër, në sekondë Maliqi nxjerr një letër të Kryetarit të Komitetit, i cili theksonte se ai rrip gardhi i takonte Maliqit. Dhe pa ja bërë syri tër i thotë shefit të policisë shprehjen e famëshme: – “Ka ligj, por ka dhe Maliq”. Jaup Dabulla, që ishte me shërbim ngjitur me tavolinën e Enver Hoxhës e kishte parë të parin e vendit ta vinte buzën në gaz.

Në Pallatin e Kulturës u dha një koncert nga Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe i Vallave. Koncertin e dëgjoi dhe Enver Hoxha. Kur mbaroi koncerti dhe Enver Hoxha e duartrokiti, ai, pyeti se “përse nuk këndoi bilbili i Gjirokastrës Petrit Lulo?”. Drejtori u përgjigj se “Petrit Lulo kishte marë nja dy orë kontrabandë gjatë një turneu në Turqi. Pikërisht për këtë arsye e kishin larguar nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve”. Jaup Dabulla, që qe si zakonisht në një qoshe, e kishte dëgjuar kur Enver Hoxha i tha drejtorit të ansamblit: – “Nuk mbyllet bilbili në kafaz për dy orë dore, të cilat në Turqi i gjen në kazanët e plehrave. Lëreni të lirë bilbilin”! Kaq u desh dhe Petrit Lulon e kthyen sërish në ansambël.

Brenda qetësisë në pamje, Blloku, gjëmonte nga brenda. Jaup Dabullën e kanë pyetur gjithnji se kush e krijoj fjalën “Blloku”. Sipas tij fjala “Blloku” i vajti në vesh Enver Hoxhës dhe ai i ka thënë Mehmet Shehut se këtë fjalë, që është më shumë se një fjalë e krijoj populli. Enver Hoxhës nuk i ka ardhur mirë. Fjala “Blloku” nuk do të shqitet më ka mërmëritur Enver Hoxha. E pyetëm Skënder Alikën (93) vjeç, që është gjallë dhe, ai, thotë se kur Kryeministria fillimisht ka qenë tek ish Shtëpia e Pionerit, (përballë teatrit Kujtim Spahivogli), fjala “Blloku” nuk përdorej. Enver Hoxha atëherë banonte tek “Hotel Dajti” me disa udhëheqës të tjerë. Po që kur u sistemuan në vilat e rrugës “4 shkurti”, (tani rruga “Ibrahim Rrugova”), shumë nga udhëheqësit kryesor me në krye Enver Hoxhën, nisi aty – këtu të përshpëritej fjala “Blloku”. Deri atëherë kishim dëgjuar për bllok shtetesh, banesash, rrugësh, parcelash, kodrash e fushash. “Blloku” bëri emër që kur vilat e udhëheqjes u rrethuan me kallashnikov e mitraloz. Fillimisht fjala “Blloku” përmendej për mirë. Aty banonte “i madhi”. Pas “greminës” “Blloku” u mallkua. I doli fjala Enver Hoxhës. Fjala “Blloku” mbeti mes popullit të Tiranës si një shkëmb, që s’ka zot ta shkul më.

Jaup Dabulla kishte punësuar vajzën e një mikut të tij nga Dunavati si kamariere në vilën e një personaliteti të lart. Vajza qe e shkathët dhe banorët e shtëpisë e kishin me sy të mirë. Por një ditë dunavates së mirë i kishte ndodhur një skandal, dhe ajo me lot në sy i kishte shkuar në zyrë Jaup Dabullës. Dunavatësja i kishte thënë Jaup Dabullës  se çfarë i kishte ngjarë. Dhe i qe shkoqur. Ajo sipas porosisë çdo ditë në orën 7 – të u shpinte kafen çiftit (djalit dhe nuses) së personalitetit me emër. Djali ia kishte thënë më gojën e tij kamarieres, që ajo të futej në dhomën e tyre të gjumit pa trokitur. Dhe një ditë fiks në orën 7 – të e kishte hapur derën dhe ishte futur në dhomën e çiftit. Aty kamarjerja kishte parë skenën më të tmerëshme të jetës së sj. Çifti lakuriq bënte seks. Kamraieres i kishte rënë tabakaja nga duart dhe ajo e kishte mbyllur derën e lemerisur. Gjthçka që kishte parë ja kishte thënë mikut të babait të saj, Jaup Dabullës. Dhe Jaup Dabulla e kishte qetësuar. “Mos u mërzit” i kishte thënë ai. Do shikosh gjëra dhe më të frikëshme. Detyra jote është të mbyllësh gojën. Mos u bëj merak.

Jaup Dabulla e ka thënë vetë se ai gjatë gjithë karierës nuk qe pjesë e grupit të shoqërimit të Enver Hoxhës, dhe as i Mehmet Shehut dhe i të tjerëve. Ai ishte “ truri” që drejtonte shërbimet e Drejtorisë së Dytë dhe ato të Gardës. Por Jaup Dabulla njihej çdo ditë me mbresat e oficerve pranë Enver Hoxhës. Ato vinin valë – valë në tavolinën e punës së tij. Përshtypjet e “vockëla” nuk kishin të numëruar. Në një shërbim në Dajt, Jaup Dabullën e “urdhëruan”,  se duhej të ndryshohej një rrugë e shërbimit të rojeve të Gardës, mbi vilën ku pushonte Enver Hoxha. Çfarë kishte ndodhur? Enver Hoxha, siç ka rrëfyer shoqëruesi Halim Zanua, po bënte shetitjen e mbasdites në rrugicat e pyllit të Dajtit. Në një çast Enver Hoxha kishte ndaluar në mes të udhës. Aty ai kishte parë një udhë gjarpëruese, ku venin dhe vinin milingonat, që transportonin “tagjinë” në folenë e vetme. Pas ndonjë minute, pa shkelur vetë mbi “lokomotivën” e milingonave, i thotë shoqëruesit personal, të cilin e kishte përballë: – “Halim! Patrullat e Gardës për ca kohë të mos kalojnë në këtë udhë!”. Shoqëruesi, Halim Zanua, nuk kishte kuptuar gjë. Pasi Enver Hoxha u fut në shtëpinë e pushimit ai (Halim Zanua) kthehet tek udha, ku u duk se ndaloi kot së koti, Enver Hoxha. Kur pa vijën e zesë, ku lëviznin milingonat, ai, e mori vesh pse e dha këtë “urdhër” Enver Hoxha. Patrullat e rojeve të Gardës nuk duhet të shkelnin mbi milingonat punëtore.

 

 

          Edhe kur botoheshin në seri veprat e Enver Hoxhës, Jaup Dabulla i blinte ato, i lexonte e binte në mendime.

Këtë ua thoshte dhe kolegëve, dhe në një rast ja ka thënë dhe Adil Çarçanit në shtëpinë e tij. Në makinën numër 1, ku lëvizte Enver Hoxha pas kthimit nga mbledhja e 81 partive në Moskë, u montua një aparaturë moderne, e cila u ble në Francë. Kështu gjatë udhëtimeve udhëheqësi jepte urdhëra, udhëzime e njihej në çdo sekondë me situatën brenda e jashtë vendit. Janë qindra dhe mijëra orë, ku ka folur Enver Hoxha. Me mbledhjen e tyre bëhen disa volume. Por të gjitha ato që ka thënë Enver Hoxha nuk u dokumentuan. Nuk janë hedhur në letër gjithashtu edhe diskutimet e Enver Hoxhës në organizatën e partisë, ku ai bënte pjesë. Sekretari i organizatës së partisë në të cilën bënte pjesë Enver Hoxha, Xhevdet Pataj, i ka treguar gjëra interesante Jaup Dabullës, pikërisht nga ato që ai i thoshte në mbledhje si anëtar i thjeshtë. Enver Hoxha pasi ishte kthyer nga vizita në Libohovë kishte ngritur një problem, që lidhej me figurën e udhëheqësit. Në Libohovë gjatë takimeve me banorët, një libovit e kishte përqafuar Enver Hoxhën dhe i kishte thënë se, “ishte baxhieri që përgaitste dhe dërgonte në Tiranë djathin kaçkavall për Anëtarët e Byrosë Politike”. Vetëm për këtë fakt Enver Hoxha kishte folur një gjysëm ore. Dhe fjalët e tij ishin portokolluar. Ku është portokolli u thoshte kolegëve, Jaup Dabulla.

Siç e ka thënë vetë Jaup Dabulla. ai, shpesh ne zemër të Bllokut, si një aktor në palcën e tragjedisë, kur ka parë me sytë e tij vrasjen e disa udhëheqësve, me të cilët kishte miqësi, i mundur nga e keqja, shpesh me sytë nga qielli thoshte: – “O zot! – Çfarë po ndodh?”. Vetëm kaq. Nuk shkonte dot më tutje. Enver Hoxhën sigurisht që e donte. Por karakterin e Enver Hoxhës nuk e shpjegonte dot. Jaup Dabulla e pati shoqëruar Enver Hoxhën gjatë një vizite që ai i bëri këpucarit nga Palortoja me banim në Memaliaj, Çobo Zhezos (Baços), nëna e të cilit, Rrekja (jevgë) i kishte dhënë qumësht gjiri. Baçua gjatë luftës, kur donin ta vrisnin gjermanët, e futi Enver Hoxhën në musëndër dhe e mbuloi me lëkurët, që i përdorte për shollët e këpucëve. Vizitat e Enver Hoxhës në Memaliaj tek këpucari Çobo Xhezua bënin jehonë. Shkruante dhe shtypi. Por Jaup Dabullës i vinte inat, që i madhi Enver Hoxha, nuk e ndihmoi Baçon, që të kishte së paku një dyqan për të punuar si këpucar. Në barakën, ku punonte këpucar, Baçua, ta jepte brinjë më brinjë era e Vjosës.

              Misteret e veprimeve të Enver Hoxhës e kanë munduar përherë Jaup Dabullën.

 

Në Drilon të Pogradecit Enver Hoxha dhe Ramiz Alia po bënin mes pushuesve shetitjen e mbasdites. Jaup Dabulla është ndodhur tek parmakët e urë së drunjtë, jo shumë larg vilës, ku banonte Enver Hoxha. Bashkë me të ka qenë dhe një nga shoqëruesit kryesor të Enver Hoxhës, Axhem Abazi. Jaup Dabulla e dëgjoj mirë kur Ramiz Alia i tha Enver Hoxhës se: – “Përballë nesh po vjen Lasgush Poradeci”. Enver Hoxha nuk foli. Kur u shkëmbyen në distancë shumë të afërt, as Enver Hoxha dhe as Lasgush Poradeci, nuk ja hodhën sytë njeri – tjetrit. Vetëm qeni i Lasgushit, Cuci, lehu si i trembur. Ne të Drejtorisë së Dytë nuk kishim asgjë me Lasgush Poradecin. Ai shetiste si qindra të tjerë të ardhuar nga e gjithë Shqipëria.

Jeta e Jaup Dabullës qe si mbi “mina”. Asnjë minutë s’qe i qetë. Mund të bëhej qameti kur nuk e prisje.

 

Përgatiti për botim Gazeta Telegraf