Ish ambasadorja Adriana Hobdari/ E larguan për korrupsion nga Athina, la borxh mbi 20 mijë euro qira të vilës, por emërohet kryekonsulle

780
Sigal

 

Nga Shpëtim Zinxhiria

Skandali dhe injoranca alla shqiptarçe vazhdon ende edhe pse kjo zonja është larguar për korrupsion dhe më pas edhe për abuzim dhe shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për znj. Adriana Hobdari, kushërira e ish-ministrit të MEPJ z. Ditmir Bushati. Kur erdhi si ambasadore nuk i pëlqeu shtëpia ku ishin akomoduar më parë njeri pas tjetrit, tre ambasadorë, Bashkim Zeneli, Vili Minarolli, dhe Dashnor Dervishi. Si zonjë e veshur me pushtet për një jetë luksi, brodhi tre muaj dhe më në fund e gjeti vilën, me një qera tre herë më shumë se shtëpia  e mëparshme që shteti shqiptar kishte akomoduar tre ambasadorët e mëparshëm…Kjo vilë në Filothei me një vlerë prej 2,200 euro në muaj nuk i pëlqeu më kësaj zonje. Abuzimi i radhës dhe i fundit kësaj zonje u regjistrua më  Korrik të 2020, ku braktis këtë vilë dhe shkon në Kolonaki, një nga zonat më të shtrenjta të Athinës. Akomodimi u bë në një kohë kur kjo zonjë kishte marrë vendimin e MEPJ se, më 8 Tetor 2020, do linte detyrën si ambasadore me akuzën për korrupsion. Pra nga e shtrenjtë, në më të shtrenjtë. Pra e mori shtëpinë e re në një zonë më të shtrenjtë se shtëpia e parë vetëm për tre muaj, pa u merakosur se muajt e mbetur dikush duhet t’i paguaj.

Do mbahet mend në diplomacinë shqiptare si një nga diplomatet më të korruptuar, më e paaftë dhe më antishqiptare. Një diplomate që la gjurmë të errta dhe një imazh të keq në Greqi në një vend të BE-së, ku jetojnë 600.000-700.000 shqiptarë. Do mbahet mend si një diplomate antishqiptare, ku mbylli kurset e mësimit të gjuhës shqipe në ishullin e Salaminës dhe të Kretës. Kjo është zonja Adriana Hobdari që abuzoi pa iu dridhur qerpiku, shpërdoroi fondet e shtetit pa i dridhur dora. Por…U largua për korrupsion dhe emërohet për korrupsion në vendin fqinj, si kryekonsulle në Malin e Zi.