Myslim Murrizi: Si kaloi Benet Beci nga “KOPI” te “GOPI”

386
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Mbrëmjen e së hënës, deputeti Myslim Murrizi, i ftuar në një emision televiziv në një nga televizionet tona kombëtare, ka komentuar ngjarjet e fundit politike në vend. Gjatë përfundimit të emisionit, Murrizi përmendi dhe kandidatin për deputet të Partisë Socialiste, në Qarkun e Shkodrës gjatë zgjedhjeve të 25 prillit, Benet Becin, ku tha se, “Beneti kaloi nga “KOPI” te “GOPI”, gjë e cila shkaktoi të qeshur në studio, duke lënë për një fragment të shkurtër debatin politik. Ja momenti:
Myslim Murrizi: Partia është hapur kur ka ardhur Luli me Majlindën, kur ka ardhur Benet Beci,
Ylli Rakipi: Benet Beci a ishte deputet i PS-së tani?
Myslim Murrizi: Tani po, se erdhi Kastriot Islami. Po pse kur vjen Kastriot Islami, Beneti e ka të ndaluar të shkojë të PS-ja
Arjan Curri: Jo, se ka të ndaluar.
Myslim Murrizi: Njeriu ndryshon se thotë Curri, pse lëviz ti, kur lëvizin kta tjerët quhet.
Beneti ishte prurje galaktike e KOPI-t. Erdhi nga KOPI shkoi te “GOPI”. Po s’është vetëm Beneti.
Arjan Curri: qesh
Artur Zheji: Erdhi nga KOPI shkoi te “GOPI”, (duke qeshur)…
Myslim Murrizi: Ore Ylli, pse shkon te Beneti, para se të shkosh te Beneti…
Artur Zheji: Benet Beci erdhi nga KOPI shkoi te ….. (duke qeshur)
Myslim Murrizi, drejtuar Artur Zhejit: Thuaje more, se e thashë unë.
Arjan Curri, (ndërpret) : Futi një +18.
Artur Zheji: Jo nuk e them dot unë, se me fut në burg mua ai.
Myslim Murrizi i drejtohet Artur Zhejit: Sa të kesh Metën President, nuk të fut kush në burg ty.
Curri ironizon: Nuk i doli keq, shumë mirë i vajti.
Ylli Rakipi: E mbyllim…
Arjan Curri: Çke, mo ti, e zgjasim
Myslim Murrizi: Shumë mirë i ka vajtur, shkoi atje, ku kanë origjinën…