Artistë protestoni, më 16 mars!

522
Sigal

Nga Qamil Gjyrezi

Me datën 16 Mars, artistët e vërtetë, aktorë, regjisorë, piktorë, muzikantë, shkrimtarë, balerinë së bashku me popullin e vërtetë të gënjyer dhe të vjedhur deri në palcë do ta shkërmoqin Edi Ramën. Spunton për shkrimin e mora nga deklarata që Kryeministri në ikje Edi Rama bëri tek emisioni i Bruno Vespës: “Ata qindra mijë që po shihni të përleshen në rrugë, nuk janë popull i revoltuar, por “aktorë” të opozitës që po luajnë rolin!” Ju bëj thirrje të gjithë artistëve të vërtetë të zhgënjyer nga qeverisja e dështuar e Edi Ramës, të të gjitha niveleve t’i bashkohen popullit të zhgënjyer nga qeverisja e krimit dhe të marrin pjesë në protestën e datës 16. Mars 2019, jo për të luajtur “rolin” artistik, por për të protestuar si popull dhe qytetarë të vërtetë! Artistët e vërtetë janë edhe ata popull, kanë fëmijë për të rritur dhe shkolluar, kanë problematika të caktuara shoqërore dhe ekonomike, janë keqpërdorur deri në “palcë” duke u tallur me ta nga qeveria e Edi Ramës dhe politikat kulturore të Rilindjes! Në këtë protestë do të jenë patjetër aktorët e “Teatrit Kombëtar”, që mafia në pushtet deshi t’i prishte teatrin për interesa oligarkike dhe mafioze. Madje kam besim se në këtë protestë do të marrin pjesë edhe ato artistë të cilët qeveria e Rilindjes i ka “gënjyer” me ndonjë rol ose ndonjë favor, duke ju bashkuar atyre që kanë mbrojtur shembjen e Teatrit Kombëtar dhe “Teatrit pa jetë artistike që është arti” ! Logjika është krejt e thjeshtë, mbasi artistët duhet të jenë gjithmonë bashkë dhe të mos “keqpërdoren” nga pushtetet dhe partitë. Protesta e datës 16 Shkurt 2019 kërkon shembjen e “sistemit të korrupsionit” të instaluar nga Rilindja dhe nuk kërkon ndryshimin e pushteteve dhe karrigeve. Në këtë protestë kam besim se do të marrin pjesë të gjithë artistët e arteve vizive të cilët janë përbuzur nga Edi Rama qëkur ka qenë Kryetarë Bashkie i Tiranës para 18 vitesh. Në këtë protestë kam besimin dhe mendoj se duhet të marrin pjesë të gjithë artistët e arteve vizive, të cilët janë përdhunuar nda drejtori i GKA, i emëruar nga Edi Rama. Artisti i arteve vizive Robert Përmeti deklaron: “Politikat e Ministrisë së Kulturës e kanë kthyer G K A në gërmadhë, drejtori Shkololli ka uzurpuar sallat! Ndërsa artisti tjetër Adrian Devolli deklaron: “Galeria e Artit, jashtë funksionit, ndërsa drejtori një “hiç” që vendos për fatin e artistëve!” Në këtë protestë kam besim dhe shpresoj se duhet të marrin pjesë të gjithë ata muzikantë, shkrimtarë, balerinë, regjisorë të cilët janë “ndëshkuar” nga politika e kësaj qeverie dhe shpresojnë një të ardhme më të mirë për vete dhe fëmijët e tyre, pa krim dhe korrupsion! Studiuesi Behar Gjoka shkruan: “Ministria e Kulturës po varros teatrin, librin, lahutën e gjithçka që ka të bëjë me identitetin shqiptar”! Baritoni i TOB, Ylber Gjini deklaron: “Problemet janë të shumta, por statusi i artistit është lënë në harresë. Prej 30 vitesh në skenën e TOB, sot nuk kam para as për të vënë dhëmbët!” Sindikata e Artistëve i ka dërguar letër Margaritit: “Kumbaro e zhyti artin në kaos, duam takim urgjent për problemet!” etj., etj! Arti dhe shkenca duhet të kenë një vend të rëndësishëm në një shoqëri. Qeveria aktuale e ka shkatërruar dhe nënvleftësuar artistin dhe intelektualin! Prandaj 16 Marsi 2019 duhet të jetë edhe “dita e artistëve të vërtetë” për një Shqipëri më të mirë dhe të drejtë për ta rrëzuar Edi Ramën dhe qeverinë e tij që po luajnë rolin e “politikanit” në këto 6 vite! Po e mbyll shkrimin me një deklaratë të N/Kryetarit të PD-së, ish-deputetit Edi Paloka: “Nuk ka më asnjë alternativë tjetër përveç protestave, pasi janë rreth 80% e shqiptarëve që duan largimin e Ramës dhe sa më parë ta kuptojnë dhe të bashkohen në këtë revoltë, aq më shpejt ikën Rama, në të kundërt situata bëhet më keq”.