Nesër do të lexoni/ Ushtria shqiptare ishte e shpërndarë në çdo cep të Atdheut

969
Xhemil Çelajka qenë shefi i degëssë zbulimit në Korpusin e Shkodrës. Ish shef i Katedrës së zbulimit në Akademinë Ushtarake deri në pension.
Sigal

Albert Z. ZHOLI

Si do ta cilësoni ushtrinë e një vendi? 

Në çdo sistem ekonomik-shoqëror dhe në çdo shtet, ushtria ka qenë dhe mbetet një nga segmentet më të qenësishme, më të qëndrueshme të një shteti të organizuar e modern për kohën. Qëndrimi i shtetit, i partive politike, qytetarëve dhe i të gjitha organizmave dhe institucioneve shoqërore ndaj ushtrisë, është shprehje e drejtpërdrejtë e unitetit të çdo vendi, të popullit dhe të institucioneve politike, administrative e shoqërore. Ky unitet i domosdoshëm, por edhe i mundshëm, në mendim dhe në veprim në problemet kryesore, buron nga vetë funksioni i ushtrisë: mbrojtje e paprekshmërisë së territoreve të vendit, si detyrim ligjor, kushtetues e moral i çdo force politike dhe shtetari. Edhe pse mund të ketë mendime të ndryshme për rrugët e realizimit të këtij misioni, duke qenë se qëllimi është i njëjtë, mundësitë për njësim mendimi e veprimi, për kompromise, janë shumë më të lehta se për problemet e tjera. Gjykoj se është e rëndësishme që partitë politike që lozin rol në jetën e vendit, ta vlerësojnë realisht njëra tjetrën duke pasur besim në sigurimin e mbrojtjen e vendit me alternativat përkatëse. Kjo kërkon emancipim demokratik të klasës politike të vendit. Një shembull të drejtpërdrejtë, me sa më kujtohet e, nëse nuk gaboj, unë e pashë pas zgjedhjeve të fundit në SHBA. Presidenti i ri i vendit funksionin e ministrit të dikasterit të Mbrojtjes ia besoi partisë kundërshtare, edhe pse ushtria amerikane do t’i nënshtrohej reformave të rëndësishme për t’iu përshtatur zhvillimeve bashkëkohore në Evropë dhe në botë…
Për më shumë lexoni nesër në gazetën “Telegraf”