Llambi Gegprifti: 26 shkurt 1972, emocion, takimi im me Enverin

2853
Sigal

DOSSIER/ Flet ish- kandidati i byrosë politike Llambi  Gegprifti: Me detyrë dhe përgjegjësi drejt Matit

 U ktheva në Pogradec dhe mendova të informoj shokun Maksut Selenica, Sekretarin e Parë, me të cilin kisha punuar në Komitetin e Partisë të Librazhdit nga u transferova me të njëjtën detyrë në Pogradec. Maksuti ishte një shok shumë i dashur, i drejtë dhe i sinqertë. Më dëgjoi me vëmendje përsa i fola dhe më tha: -Vlerësoje me përgjegjësi porosinë që more në Tiranë, pasi është me rëndësi për ty. Kështu u nisa për në Mat më 20 shkurt gjashtë ditë përpara Plenumit. Me të mbërritur atje, shkova drejt e në Komitetin e Partisë. Ishte një godinë e tipit të vjetër, e adaptuar për zyra pune. Në hyrje prezantohem me një punonjës të KP dhe i them se dua të takohem me Sekretarin e Parë, të cilin unë e njihja edhe për faktin se ai ishte dhe një nga anëtarët e vjetër të KQ. Nëpunësi i rojës më thotë se shoku Muçi nuk ndodhet në zyrë, pasi ai punonte me orar të reduktuar dhe ndodhej në shtëpi. I lutem të më lidhte me telefon, pasi duhej ta takoja patjetër. Ai e kuptoi se unë duhej të flisja patjetër me të. E merr dhe ma jep mua telefonin. Prezantohem. I them se duhet të shkoja në disa miniera të kromit dhe në disa kooperativa bujqësore.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf