Dr. Kol. Luan Nikollari/ 85 vite nga krijimi i Spitalit Ushtarak, institucionit të rëndësishëm mjekësor në Shqipëri

1246
Sigal

Emrat e personaliteteve të mjekësisë shqiptare në drejtimin për tetë dekada e gjysmë të këtij institucioni, gjurmët që lanë dhe situata e sotshme në këtë spital

Më datë 26 shtator, mbushen plot 85 vite nga themelimi i Spitalit Ushtarak, qendrës së rëndësishëm mjekësore në Shqipëri. Në këtë histori dekadash kanë lënë gjurmë të paharruara dhe 17 mjekë të njohur, drejtorë të tij. Ndërsa sot, me dhënien e disa mjediseve të huajve, ku janë përfolur interesa të hapura të funksionarëve të shtetit të djeshëm e të sotshëm, kjo qendër e rëndësishme mjekësore e vendit, është në një situatë të vështirë. Politika e politikanët, po e mbajnë peng… Historia e Spitalit Ushtarak fillon në kohën e Monarkisë Shqiptare me Ahmet Zogun Mbret. Ai u themelua  me 26 shtator 1929 dhe kushtoi 548,894,88 Franga Ari. Spitali Ushtarak u konstruktua sipas një projekti Vjenës, mjaft i bukur dhe modern për kohën dhe funksionoi si e tillë deri më 1957-n, në harmoni dhe afër me Spitalin e Përgjithshëm Civil. Më pas, kjo godinë filloi aktivitetin si spital kirurgjikal civil, funksion që e ruan edhe sot, pjesë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në vitin 1957, Spitali Ushtarak u transferua dhe u vendos aty ku është aktualisht, në Laprakë në një godinë të ndërtuar në vitet 1930. Fillimisht destinacioni i kësaj godinë ka qenë jetimore fëmijësh, pas luftës Komanda e Korparmatës se I, me pas Shkolla Ushtarake dhe deri tani Spital Ushtarak. Ambientet e Spitalit Ushtarak janë të vendosur në një sipërfaqe 77.405 m2 dhe mjaft e gjelbëruar.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf