Arilena Ara: “X FACTOR 2” më hapi dyert e skenës”

1007
Sigal

INTERVISTA/ Flet këngëtarja  e re fituese e “X FACTOR 2” Arilena Ara: Adhuroj Tunën, Elvana Gjatën dhe Dafina Zeqirin

Një vajzë e re, një këngëtare e re, e cila qysh me daljen e parë në “X Factor 2”, korri sukses të madh. Emocionet e asaj dite ajo i ka ende të gjalla. Ndoshta shumë e re, ajo kryen studimet, por edhe bën prova të përditshme për muzikën. Nuk mban dietë, pasi është shumë e re, por dhe geni familjar është pjesë  e elegancës së saj.

 Rastësisht e nisët rrugën e këngës?

Gjithmonë e kam dashur muzikën, dëshira më ka lindur që e vogël. Babai ishte ai që më zbuloi dhe më çoi në talent shoun “Gjeniu i vogël”

  -Me cilën këngë jeni ngjitur për herë të parë në skenë?

 Për herë të parë jam prezantuar në skenën gjigande të Gjeniut të vogël me këngën “Nevv York”.

  -Kush janë mësuesit tuaj në këtë profesion?

 Një shkollë madhe për mua ka qenë “XFactor “dhe aty kam marrë shumë mësime nga Xhoi, Soni Malaj, Albani Skenderaj, Pandi Laço dhe Tuna Sejdiun.

 -Cilët janë bashkëpunëtorët tuaj, këngëtarë apo këngëtare?

 Për këngën time të parë kam bashkëpunuar me Rozana Radin që ka bërë tekstin.

 -Me cilin kompozitor keni bashkëpunuar?

 Darko Dimitrov, kompozitori i mirënjohur me origjinë nga Maqedonia.

 Cilat janë këngëtaret më të suksesshme?

Adhuroj Tunën, Elvana Gjatën dhe Dafina Zeqirin.

  -Pra ju menjëherë dolët me një këngë hit?

Karriera ime si këngëtare sapo ka filluar. Kam vetëm një këngë, e cila titullohet “Aeroplan” që sapo është lançuar, besoj që shumë shpejt do të bëhet hit, duke patur parasysh dhe suksesin e madh që pati në anonçimin e tij në natën finale të “X FACTOR 2” .

 A jeni ndjerë ndonjëherë keq në skenë gjatë natës finale në “X FACTOR 2”?

Jam e re në moshë dhe jo me shumë eksperiencë në skenat gjigande shqiptare. Kam qenë në siklet pak të dielën, më dridheshin këmbët nga emocionet.

 Po dita më e bukur në skenë?

Hmm, kur fitova “X Factor 2”.

  -Keni një model si referencë apo keni modelin tuaj të të kënduarit?

  Kam, por unë jam veçuar për origjinalitetin tim.

 -Ç’është dashuria për ju?

Nuk e kam provuar dhe nuk do të doja të prononcohesha për diçka që nuk e njoh akoma

-Cili është mashkulli ideal, sipas jush, çfarë cilësish duhet të ketë?

Nuk e kam menduar ende. S’e kam vrarë mendjen për këtë gjë.

 –      Hobet?

Adhuroj kërcimin

– A mbani dietë?

Jam shumë e re, kam forma të shkëlqyera falë geneve familjare. Kjo ka bërë që të mos kem mbajtur dietë.

-Veshjet e preferuara?

Preferoj D&G

– Syzet që përdorini?

“Prada”.

– Parfumi i preferuar?

“Coco Noir” by Chanel

-Ku i bëni pushimet?

Në Shqipëri, më pëlqen vendi im.

-A jeni xheloze ndaj shoqeve të njëjtit profesion?

Jo, madje i kam mikesha shumë të mira.

– Çfarë pëlqeni më shumë tek njerëzit dhe çfarë kritikoni?

Varet nga njerëzit, për kë bëhet fjalë.

-Mendoni të bashkëjetoni përpara martesës?

Jam shumë e vogël për të menduar gjëra të tilla.

-Çfarë bëni në kohën e lirë?

Nuk kam kohë të lirë. Studioj, këndoj, kërcej, kohën e lirë e kam shumë të kufizuar.