Abaz Hado: Tortura ndaj grave çame me macet në tumane, një histori rrënqethëse

INTERVISTA/ Flet piktori Abaz Hado: Tablloja për Çamërinë do të jetë pjesa kryesore e historisë së saj

 Eshtë një nga piktorët më të diskutuar dhe të suksesshëm vitet e fundit. Madje një emision i tij për pikturën në nj stacion televiziv, për shumë kohë ngjalli shumë interes, si i vetmi në llojin e tij, por që përmbante brenda frymë kritike, e pa kultivuar në asnjë lloj tjetër arti. Duke qenë me origjinë çam, Abazi shumë prej pikturave të tija i ka me tematikë nga kjo trevë martire.

NOA

 Kohët e fundit që hapen ekspozita pikture, ku më shumë tentohet drejt pikturës abstraksioniste.  Me këtë lloj pikture shihet se po largohet piktura nga njeriu, bota e tij shpirtërore, nga problemet  sociale, pra tentohet drejt sendit, apo mjetit? Cili është mendimi juaj?

 Sigurisht që ky është një konstatim shumë i saktë, dhe unë në këtë rast  kam dhe unë rezervat e mia, qoftë në ekspozitat individuale qoftë dhe ato të përbashkëtat, por edhe ato që hapen nga Minsitria e Kulturës apo dhe nga Institucione të tjera të pavarura, unë do mëshoja që këto veprimtari të synonin drejt një informacioni të ri, të sillnin ato problematika sociale që janë sot në vend, sepse një pikturë e kohës, moderne, bashkohore, këtë mision duhet të ketë të luajë me problematikat e sotme. Këto probleme duhet të jenë nxitëse për piktorin, pasi jep jetën e gjallë me të gjitha ngjyrat e saj, me ato të errëta që nuk duhen mbuluar. Vetëm kështu piktura dhe piktori bëhen interesant për vizitorin, kritikun, pasi përcjell një realitet që të bën të mendosh, reflektosh, të mbash ekuilibra. Një abstraksion  që  nuk lidhet me realitetin, me problematikën e zbeh pikturën, e bën atë paksa jo besuese. Sot kur ka një mundësi komunikimi të madhe dhe të shumëllojshme me botën, abstraksionizmi nuk duhet quajtur “parajsa e artit”, por duhet parë si një rrymë apo shkollë që nuk duhet absolutizuar, por të përcillet në raporte të drejta me  rrymat apo shkollat e tjera të pikturës. Psh Impresionizmi si një rrymë e re në gjysmën e dytë të shekullit XIX, nuk u absolutizua, pasi kanë dalë shumë rryma të tjera, ku secili ka vendin dhe kohën e vet. Arti është i pafundëm, ndaj në Shqipëri duhet të punohet jo vetëm me abstraksionizmin, pasi humbet jeta, ngjyrat, komunikimi, kritika, etj..

 Në pikturat e tuaja, në mjaft ekspozita kam vënë re që ju përdorni shumë, lapsin, grafikën, një cilësi që e kam parë në shumë, shumë pak piktorë. Nga vjen kjo dëshirë në këtë përdorim?

 Që të jem i sinqertë, këtë pjesë të pikturës së grafikës, me laps, e kam jo vetëm pjesë të lindur të profesionit tim, por është një prirje e ime, pasi grafika lapsi, vija godet fort nëpërmjet linjës, nëpërmjet incizimit, është më e drejtpërdrejtë. Ky lloj të të bëri pikturë, për mua duket sikur më lehtëson në prekjen e problematikave, të atyre problematikave që shoqëria i ka për çdo ditë në mesin e vet. Secili  njeri, piktor, kur punon, komunikon me veprën e tij të artit, pra komunikon dhe me veten e tij, sheh pjesë të psikologjisë së vet, sheh pjesë të mendimit të vet, raporteve dhe perceptimeve që ka ai mbi realitetin. Unë jo se nuk punon në vaj apo akuarel, por lapsi më duket më praktik dhe më i shpejt në realizimin e idesë së pikturës, pasi mund të punosh dhe në kushte jo komode që kërkon boja e vajit, akuareli, etj…

 Cili është piksynimi kryesor i një ekspozite juaja kur jeni në përfundim për ta bërë prezent në publik?

Gjithmonë në pikturën time kam dashur dhe jam përpjekur që të jem koherent. Po kështu këtë dua të përçoj në ekspozitat e mia, kohën që jetojmë, me të mirat, anët negative, me problemet, gëzimet, festimet, zhgënjimet, pra te sjell jetën e gjallë me të gjitha elementet e saj. Artisti që të jetë i realizuar në një ekspozitë duhet të ketë nj përgatitje intelektuale të lartë, një njohje të realitetit sa më të mirë, sepse arti ka mesazh dhe artisti duhet të dijë ti kapi dhe ti përcjelli këto mesazhe. Ai duhet të shohë përtej asaj që fsheh koha, pasi këtë  gjë duhet ta shohë si një lëndë të veçantë për frymëzim. Kjo duhet të jetë cilësia dhe dukuria e artistit në çdo kohë. Vetëm vepra të tilla i rezistojnë kohës, e bëjnë atë më të prekshme, më të asimilueshme, më praktike.

 Në ekspozitat tuaja kohët e fundit keni prekur temën e Çamërisë, krahinës nga ku ju jeni me origjinë. Çfarë të veçantash dhe çfarë frymëzimesh ju jep kjo krahinë?

Unë herë pas here kam bërë punime të ndryshme me temë për Çamërinë, kjo edhe në ekspozitën time të fundit, pasi unë e ndjej si nja angazhim total nga thirrja e të parëve të mi, sepse duke qenë me nënë dhe babë çam, me rrënjë tërësisht çame, me histori çame, kam detyrimet e mia. Çamëria është një krahinë e begatë që e ka bekuar zoti. Eshtë një krahinë me të gjitha të mirat, ujë,det, tokë, diell, pemë, ullinj, etj… Por ky popull është përndjekur në mënyrën më të padrejtë nga toka e tyre. Gjyshja ime më ka rritur me ndjesinë ëpr ta dashur këtë vend, duke më përshkruar ato vende në mënyrën më të bukur, plus kam lexuar shumë për tokën e të parëve të mi. Të gjitha këto më kanë bërë që ta njoh pa e parë këtë vend.

 Pra, këto tregime, këto lexime të kanë shtyrë që një pjesë të krijimtarisë tja dedikoni Çamërisë?

Sigurisht. Pikërisht kur mendova se e njihja mirë këtë vend, dija historinë, traditat, veshjet, mendova se tashmë peneli im ishte pjekur për të nxjerrë vepra me temë tokën e të parëve të mi. Mund te kesh qeft ë bësh diçka, mund të kesh dëshirë, por nqs, nuk ke atë tharmin e elementit artistik që të ngacmon, vepra nuk mund të lëviz në idenë dhe ndërgjegjen tënde, pasi pa këto nuk ke perceptimet, nuk ke kulturën, dijet që ta ofrojnë. Tashmë me këto eksperienca mund të them që jam i përgatitur që trë hap një ekspozitë vetëm me punime ëpr Çamërinë?

Dmth jeni në përgatitje të kësaj ekspozite?

Po. Kam kohë që po përgatitem, kam kohë që po punoj. Po përpunoj një tablo e cila, do të jetë tabloja e jetës së të parëve të mi. Mund të them se kjo do të jetë vepra më e dashur e krijimtarisë sime, ashtu si Pikasso kishte një realizim të tillë.  Kjo vepër nuk do të ketë nj afat kohor të caktuar, nuk dua të ngutem dhe pse ideja më nxit për punë. Kjo vepër ka përgjegjësira të shumëfishta, historike, familjare, artistike, por edhe kombëtare.

 Si do titullohet kjo ekspozitë?

Thjesht Çamëria.  Këtu do të ketë, kompozime, kryesisht një tablo me përmasa të mëdhaja, që do tregojë gjithë historinë e Çamërisë. Por do të ketë dhe peizazhe, portrete, natyra të qeta të gjitha me tematika çame. Do të ketë ndërthurje të natyralizmit me figuracionin, që ajo tragjedi të dalë  me përmasat e saj të vërteta.

 Çfarë ngjarjesh nga më të rëndat ju ka treguar gjyshja për masakrat e zervistëve ndaj popullit çam martir?

 Një nga krimet më makabre të andartëve grek ka qenë futja e maceve në tumane të grave. Dihet se veshja tipike e grave çame janë tumanet. Ëshët dhe kënga për këtë. Dhe macet brenda tyre copëtonin mishrat e njoma të grave çame deri në degradim. Çfarë krimesh të pashoqe. Një figuracion që ma ka grishur shumë, që më ka çuar në shumë mendime. Dhe tabloja për këtë temë rreth kësaj ngjarjeje të veçantë do të ndërtohet. Eshtë një temë e pa prekur, e pa rrokur më parë, që vërtetë të bën të ndihesh keq por dhe që të jep idenë e vetëmohimit dhe trimërisë. Gjithë artistët kanë detyrime për krahinat e tyre, por kryesisht për Shqipërinë që të nxjerrin vepra të mirëfillta arti arti, vepra që të kenë mendim, ide, kolorit dhe mesazh. Çdo vepër duhet të ketë nj filozofi, me të cilën vizitori duhet të komunikojë.  Detyra e artistit është që të punojë, të përcjell art, kulturë, dije në emër të paqes, zhvillimit, bashkëjetesës miqësore. Një art pa mesazh nuk mund të quhet art.