Historitë interesante të dibranit Haxhi Lleshi me gjirokastritin, Enver Hoxha

2554

Pali Carapuli

 

Njohja
e parë e shokut Haxhi Lleshi me shokun Enver Hoxha në
Pezën e Babë Myslymit në Mars të vitit
1942 është pjesë e historisë së LANÇ të popullit shqiptar. Para
se të shkruaj për takimin, e shoh me
vend të shkruaj disa rreshta se lufta antifashiste nacional çlirimtare
ka një fillim e mbarim historik, që është sa e lavdishme dhe krenare për
popullin shqiptar. Ajo fillon me krismat e para të pushkëve e
mitralozit të “Heroit të Popullit” Mujo Ulqinaku, popull i cili i tha
forcave fashiste italiane që zbarkuan në brigjet shqiptare më 7 prill
1939: “Ndal se Shqipëria ka Zot, tradhtoi Mbreti Zog, por populli
është në këmbë për të mbrojtur Atdheun e tij” dhe përfundon jo
me çlirimin e Shqipërisë me forcat e bijve të saj partizane
më 29 Nëntor 1944, por më 9 Maj 1945 kur u
ngrit flamuri i fitores mbi Rajshtag -Berlin. E kjo
e ka shpjegimin e saj, se populli shqiptar që krismën
e pare e nisi më 7 Prill 1939 e vazhdoi luftën nën
drejtimin e PKSH-së dhe mbas çlirimit 29 Nëntor 1944, kur dy
divizione kaluan kufijtë me Jugosllavinë deri në fitoren
përfundimtare mbi nazizmin gjerman, duke plotësuar detyrën si anëtar i koalicionit Anglo-Sovjeto -Amerikan.
LANÇ i solli vendit tonë pavarësinë e vërtetë dhe e bëri
pjesëtar të Frontit të Madh antifashist të Luftës së Dytë Botërore. Për
këtë Shqipëria është krenare për kontributin e madh të dhënë në
krahasim me popujt e tjerë, duke patur parasysh numrin e
popullsisë.

 

 

Shoku Haxhi Lleshi
është një nga figurat Dibrane 

Shoku Haxhi Lleshi
është një nga figurat Dibrane me një prejardhje nga familja atdhetare
edukuar jo vetëm me ndjenjën e atdhedashurisë por dhe të
një demokrati përparimtar. Ai qysh në moshën e rinisë është aktivizuar dhe
munduar të jap ndihmën e tij
duke bashkëpunuar me atdhetarët Dibran e përtej Dibrës, po ashtu dhe
me emigrant që kishin kaluar kufirin para viteve 1939… Pavarësisht nga mosha Shoku Haxhi
kishte krijuar një miqësi me Babë Myslym Pezën I
cili ishte emigrant në Jugosllavi si antizogist qysh në
vitin 1930, po kështu dhe me djaloshin trim Kajo Karafilin
nga Pogradeci… Lajmi për okupimin e Shqipërisë nga Italia
Fashiste u përhap dhe jashtë kufirit, jo vetëm kaq por dhe shumë
qytetarë të Dibrës së Madhe përfshirë dhe fshatrat rreth saj dhe
Shoku Haxhi kërkuan të organizoheshin, të armatoseshin e të lejoheshin të
kalonin kufirin për të mbrojtur atdheun. Kjo dëshirë nuk u
lejuar nga qeveria Jugosllave. Jo vetëm kaq, por qeveria
Jugosllave urdhëroi bllokimin e kufirit, lëshoi urdhër për lejimin e kalimit të
kufirit vetëm nga ushtarakët. Shumë shqiptar, student, intelektualë, anëtar
të grupeve komuniste më datën 7, 8 dhe 9 Prill
1939 menduan të kalonin kufirin me qëllim organizimin e luftës
kundër okupatorit, por nuk u lejuan. Ndërhyrja e shokut Haxhi
me shumë vështirësi i dha mundësi të kalonin kufirin në pikën
kufitare në Bllatë. Ndërmjet atyre që kaluan kufirin ishin: Hamit
Shijaku, Xhevdet Doda, Abedin Cici, Mustafa Gjinishi, Stavri Bojaxhi, Dr. Nazmi
Shehu, Xhelal Gumeni, Stefan Grabocka, Halil Vasjari, Vasil Shanto, Thoma
Kadeli, Jashar Boguri etj. Një pjesë e tyre nuk qëndruan shumë se
ndërruan mendim se mund ta ndihmon më shumë organizimin e luftës
kundër fashizmit duke qenë në Shqipëri. Ndërmjet tyre ishin: Xhevdet Doda,
Vasil Shanto, Thoma Kafeli etj. Shoku Haxhi jo vetëm ndihmoi kalimin
e kufirit, por bashkëpunoi me to për të realizuar planin e
tyre. Grupi që kaloi kufirin, ndiqte me kujdes zhvillimin
e situatës në Shqipëri dhe atë

ndërkombëtare…

 

Trakti i korrikut 1939

 

Në zhvillimin
e situatës, ata menduan se duhej përgatitur një trakt me të cilin
tu bëhej e qartë popullit nevoja për bashkimin dhe
organizimin e luftës kundër okupatorit… Për përgatitjen e
traktit që doli në korrik 1939, u
ngarkuan shokët Mustafa Gjinishi, Kadri Vasili, Hamit Shijaku, Dr. Nazmi
Shehu, Gaqo Mosko, ndërsa për shtypjen u ngarkuan shokët Stavri
Bojaxhiu, Isuf Kambo dhe Abedin Cici, ndërsa për tërheqjen e saj nga
qyteti i Tetovës ku u shtypën u ngarkua Shoku Haxhi Lleshi
ta sillte në Dibër të Madhe dhe të organizonte dërgimin në
Shqipëri në qytetin e Elbasanit. Dërgimi në Elbasan u bë nëpërmjet Shokut Kadri
Demirit (Osmani) nga fshati Allabegij të Maqellarës. Ky trakt u
shpërnda në Shqipëri dhe në zonën e shqiptarëve të Maqedonisë. Ky veprim
vazhdoi deri në prill 1941, kur Jugosllavia u
okupua nga nazizmi gjerman dhe fashizmi Italian.

 

Njohja e Haxhi Lleshit me
Babë Myslymin

Si shumë emigrant shqiptar
në Jugosllavi në zonën perëndimore të Maqedonisë dhe babë Myslymi kish krijuar
miqësi të ngushtë me familjen Lleshi, me to bisedonte për
çdo gjë. Mbas 9 viteve emigracion nga fundi i muajit qershor, fillim i muajit
korrik 1939, babë Myslymi në bisedë me shokun Haxhi i
thotë: “Kam kohë që e bluaj në kokën time se duhet të kthehem në
Pezë dhe vendosa që këto ditë duhet të largohem. Atje kam për të gjetur miq të
mirë dhe atdhetar. Por marrëdhëniet e ndërlidhjet nuk do ti
ndërpresim, por para se të ndahem kam një dëshirë dhe kërkesë që ju të më
siguroni dërgimin në Pezë të Kajo Karafilit”. Shoku Haxhi ja aprovon
mendimin dhe I premton se me të marr lajmin që mbërrin në
Tiranë ta nis un Kajon. Me marrjen e lajmit se
bab Myslymi mbërriti në Tiranë mirë, shoku Haxhi organizoi
dërgimin e Kajos, detyrë të cilën ja besoi Kadri Demirit, i cili shoqëroi
Kajon deri ku ranë në kontakt të dy. Kur Kadriu u kthye nga Tirana, i
pruri jo vetëm të fala babës, por dhe shumë lajme të gëzueshme për Haxhiun.
Babës rruga i kish shkuar shumë mirë, në kufi e kish pritur miku i
tij i ngushtë, Deme Xhepa.

 

Takimi i Enverit me babë
Myslymin


nesërmen kur baba po pinte kafen të kafja e Dem Xhepës i vjen Esat
Dishnica e mbasi përshëndeten bisedojnë. Z. Esat i thotë babës së një profesor
që ka qenë në qytetin e Korçës ka dëshirë të
bisedojë me ju. Baba ra dakord. Të nesërmen në vapën e korrikut

1939 ishte
ulur dhe po pinte kafen vjen profesori, shoku Enver Hoxha, por
babës i kishte bërë shumë përshtypje kur Enveri e përqafoj dhe në
bisedën e bërë sikur ishin miq të vjetër dhe jo se takoheshin për herë të parë!
Ti thuash Haxhiut së profesori në bisedën e parë që bëri i kishte
kërkuar babës që të bashkëpunonin bashkë dhe se baba duhesh të
punonte me miqtë e tij në zonën e Pezës që me punën
e tyre të sqaronin popullin Pezak, se duhet mobilizuar dhe
organizuar lufta kundër okupatorit, si e vetmja rrugë e çlirimit të
atdheut.

 

Peza duhet të bëhet
qendra e LANÇ.

 

Gjatë
bisedës e kish pyetur nëse ishte dakord të bashkëpunonte me komunistë
dhe për gjërat që biseduan dhe baba i kishte thënë se ishte
plotësisht dakord… Shoku Haxhi mbeti shumë i gëzuar për
këto lajme dhe se Kajo kishte mbërritur mirë. Lidhjet e Haxhiut
me babë Myslymin u bënë më të shpeshta kur baba krijoi çetën e
parë më 5 qershor
1940 kundër okupatorit, nga e cila
në mars të vitit 1941 okupatori mori goditjen e parë në
rrugën automobilistike në Pezën e vogël. Në këtë periudhë jo vetëm mbanin
lidhje ndërmjet tyre, por Shoku Haxhi kohë pas kohe e
ndihmonte babën financiarisht duke I dërguar para për
të plotësuar nevojat e njësitit e më vonë të çetës. Paratë
janë dërguar me persona të besuar, ndërmjet tyre: Mysli
Jashari, Ramë Dumani, Nuz Matjore, Kadri Demiri, Lil Bushati e Fadil
Verzivollin… Në proces të ndërlidhjes që mbanin, babë Myslymi informonte Shoku Haxhi
mbi situatën dhe gjendjen në Pezë… Më 5 prill 1941 kur
Italia fashiste dhe Gjermania naziste sulmuan Jugosllavinë në zonën e
Dibrës së Madhe shqiptarët atdhetar organizuan dhe i
goditën forcat italiane që ishin përqendruar në kufi. Goditja u
dha nga fshati Miresh, Sepetovë, Vicisht-Cerenc, Bllat, Kllobocishte duke i
shkaktuar dëme të konsiderueshme. Kjo luftë nuk vazhdoi gjatë se
ushtria jugosllave në zonën e Dibrës u dorëzua pa rezistencë. Shoku Haxhi
Lleshi ishte një nga drejtuesit kryesorë si në organizim dhe në
drejtim të luftës. Nga kjo kohë Haxhi Lleshi, Aqif Leshi e të
tjerë kaluan në arrati me armë në dorë në malet e Dibrës. Pas pushtimit
të Jugosllavisë nga Italia fashiste filloi përndjekja dhe persekutimi
kundër shqiptarëve atdhetarë të familjeve Lleshi, Ahmet Cami, Ukë Dull Camit
e të tjerë. Gjatë kohës në arrati të Haxhi e Aqif e të tjerë, Prefekti
i Peshkopisë (Dibrës) në atë kohë Qamiz Mulleti u mundua duke
përdorur forma e premtime drejtuar Aqifit dhe Haxhiut që të
dorëzoheshin, por ata refuzuan. Ndërsa Aqifi mbas një kohe ndërroi mendim u
dorëzua, kurse Shoku Haxhi jo. Prefekti i Dibrës, Qazim Mulleti e
tregoi pabesinë nuk e mbajti premtimin e dhënë. Kur Aqifi u
dorëzua, Qazimi menjëherë e internoi familjarisht në Kavajë. Me Shokun Haxhi u
bashkuan Musa Lala, Ali Pepa, Rahman Dervishi, Bajram Buci dhe Sul Muca. Kështu
u krijua njësiti që komandohej nga Haxhiu. Në vazhdim të arratisjes Shoku
Haxhi me njësitin kalonte nga një zonë në tjetrën të Dibrës dhe në
disa zona të Matit. Pavarësisht në kushte shumë të vështira të motit
dhe të një ndjekje nga fashistët merrte kontakte me disa njerëz që
paraqiteshin me ndjenja atdhetarizmi, bisedonte dhe këmbenin mendime
mbi qëndrimin që duhet mbajtur ndaj okupatorit dhe bashkëpunëtorëve të tij, duke
shfaqur mendimin e një bashkimi dhe të një lufte të organizuar si e
vetmja rrugë e çlirimit të Shqipërisë. Këtë e bënte dhe në popull sipas
mundësisë. Shoku Haxhi mbante kontaktet dhe bashkëpunonte me komunistë
që vepronin në zonën ujë e mbi ujë, Rec e Dardh shokët Dali e Esat
Ndreun, po kështu dhe me komunistët e dërguar nga 
P. K. SH nga
Tirana që vepronin në zonën e Dibrës: Nazmi Rushiti, Irfan Hajrullën
e të tjerë… Puna dhe qëndrimi i prerë si atdhetarë demokrat përparimtar
e njeri me influence si familja Lleshi ndikonte shumë në
popullin Dibran në favor të LANÇ. Puna që zhvillohej nga
Shoku Haxhi në Dibër dha rezultate në rritje. Me shokët komunistë që vepronin në
Dibër i kish shfaqur idenë e shkuarjes në Pezë tek miku i tij babë Myslym Peza
dhe qëllimi i shkuarjes, të cilën kishin aprovuar por
shkuarja nuk ishte e lehtë, kishte shumë
vështirë”si dhe pengesa. Do bëhej një rrugë e gjatë nga
Dibra nëpër Mat, Krujë e Pezë, nëpër male e rruga e shtigje të
njohura e të panjohura, në palcën e n)ë dimri me borë e akull, me një
të ftohtë ku temperature ishte shumë gradë minus. Nga ana tjetër
pengesë ishte dhe fakti se njësiti ndiqej këmba
këmbës nga forcat fashiste e spiunët e tij…

 

Në fillim të muajit
shkurt 1942

 


fillim të muajit shkurt 1942, kur ishin në shtëpinë e atdhetares Sibe
Gjurës në Cerenec vendosën dhe unë nisem për në Pezë… Kur mbërritën në
fshatrat e Krujës mori kontaktet me Mustafa Racacin sekemi ardhur në
Krujë me qëllim që të shkojmë në Pezë tek babë Myslymi. Rruga nga
Kruja në Pezë pati peripecitë e veta, por u evituan pa dëme… Me datën8
mars 1942 në të zbardhur të mëngjesit ju afruan Pezës, Shoku Haxhi
duke ecur pa një grumbull njerëzish që po vinin drejt tyre. Menjëherë
pa humbur kohë ju drejtua Shoku Mustafa: “Çfarë janë këta
njerëz që po vijnëdrejt nesh?!”Shoku Mustafa i përgjigjet: “Mos
u shqetëso janë shokët tanë, se unë i çova fjalë babë Myslymitse
po vjen Haxhi Lleshi me shokët në Pezë. Ka vigjilencë këtu në
Pezë, nuk hyhet kollaj. Shoku Haxhi u gëzua shumë. që e veçantë, gëzueshëm
ë prekës takimi i babë Myslymit me Haxhi Lleshin dhe shokëve
të dy grupeve të Pezës e Dibrës. Natën e parë në Pezë e kaluam të shtëpia e
babë Myslymit, një natë shumë e gëzueshme dhe e paharruar
për Shokun Haxhi, biseda zgjati deri në orët e vona të natës, pa e
ndjerë me gjithë se ishin të lodhur nga rruga. Baba
e nisi muhabetin duke më pyetur si i kam ato miqtë e mi në
Dibër, duke më pyetur me detaje ku I kishte kaluar nëntë
vitet e emigracionit politik. Mbasi ju përgjigja, babë Myslymi e
vazhdoi bisedën duke ja filluar nga dita kur u ndanë e u
nis për në Shqipëri, si i kishte shkuar rruga, në kufi e kishte pritur miku i
tij i vjetër Dem Xhepa dhe rruga u kishte
shkuar mbarë deri në Tiranë. Dhe ju drejtua Haxhiut: “Mu bë
zemra mal që ma plotësuat dëshirën që ma çuat Kajon në Pezë… dhe vazhdoi, kur isha duke
pirë kafen tek kafja e Dem Xhepës me vjen e më
takon Esat Dishnica duke më uruar për ardhjen në Tiranë. Në vazhdim
të bisedës më thotë: “O babe është një profesor që ka qenë në
Liceun e Korçës, tani është në Tiranë dhe dëshiron të
takohet me ty”, i thashë se jam dakord. Të nesërmen në
vapën e ditëve të para të korrikut 1939 kur unë po pija kafen vjen. Profesori
mbasi më shtrëngoi dorën dhe më përqafoi sikur ishim miq të vjetër, kur ne
njiheshim për herë të parë. Po kështu nisi dhe muhabetin shtruar. Me këtë
veprim o Haxhi, profesori qysh në fillim më bëri për vete. Biseda që
bëri ai me mua, më pëlqeu e më erdhën për zemër se
përputheshin me mendimet e mia, por ai mi zgjeroi më shumë. Gjatë
bisedës ai kërkoi që unë të bisedoja shtruar me miqtë e mi
patriot të zonës së Pezës që me to unë të bëja të qartë tek
fshatarët se kush është okupatori fashist, të demaskoja
ato persona që përkrahin ardhjen e fashizmit italian dhe
se populli duhet të bashkohet e të organizohet në luftën kundër fashistëve si e
vetmja rrugë e çlirimit dhe se Peza duhet të bëhet baza e LANÇ. . Në
bisedë me nxiste çfarë mendimi kisha për to dhe mundësia e
realizimit të tyre. Më në fund me lezet më pyeti nëse unë isha dakord të
bashkëpunoja me të dhe komunistët për të realizuar këtë plan. Unë
o Haxhi i thash jam dakord për sa biseduam, port ë jap dhe
besën për të bashkëpunuar me ty dhe me komunistët… dhe
I premtova me të vajtur në Pezë do të filloj nga
puna… Profesori është burrë shumë I zgjuar, i dashur e I
pjekur në mendime dhe shumë patriot. Ai vjen shpesh në Pezë, besoj se
do ta njoh vetë, ata e quajnë Taras (Enver Hoxha). Dëgjo babën o Haxhi se
këta komunistët janë djem patriotë, të mençur, atdhetar dhe shumë
trima.

Njoha
se kush është Qemal Stafa, Vasil Shanto, Tuk Jakova, Mihal Duri

 

 

Sigal

Ke për ti njohur këtu se
kush është Qemal Stafa, Vasil Shanto, Tuk Jakova, Mihal Duri e të tjerë… Punën
që bëra me miqtë atdhetar dhesë bashku me ta arritëm
më 5 qershor 1940 të krijonim çetën, por nuk ma mori mendja që aq
shpejt të shtoheshin radhët e çetës dhe në mars 1941 i dhamë një
goditje fashistëve në rrugën automobilistike tek Peza e
vogël, kjo bëri bujë dhe i dha një shqetësim të madh atyre dhe
filluan të marrin masa kundër nesh në shumë drejtime por ne vazhduam në punën
tonë me popullin, në çetë filluam të vijnë dhe komunistë, nga fundi i
qershorit 1941 ribëmë organizimin e çetës, çeta tani mori emrin
“Çeta Partizane”, komanda e së cilës përbëhesh prej dy veta nga komandanti
dhe komisari. Çfarë të thotë baba o Haxhi, ti erdhe në Pezë, të
lumshin këmbët dhe do njihesh vetë me shokët e çetës, do të
shikosh organizimin, si bëhet përgatitja partizane ushtarake e
edukimi i tyre se sit ë bashkëpunojnë me popullin… Gjatë
bisedës që zgjati deri në orët e vona të natës dhe Shoku Haxhi e
informoi për punën që është bërë dhe vazhdon të bëhet me
popullin Dibran. Një punë të mirë që kemi bërë në Dibër, LANÇ po merr përpjesëtime
të mira… Të nesërmen me babë Myslymin filluan të lëviznin nëpër Pezë, takoheshin me Pezakët,
me partizanët, bisedonin me to, ndiqnin me vëmendje çdo
gjë dhe i regjistronim në mendje… Çdo gjë na tërhiqte vëmendjen… Shfrytëzova
çdo kohë dhe bisedoja me to, pyesja dhe shikoja deri tek
organizimi më i vogël. Për mbërritjen e Haxhi Lleshit ishte
informuar Shoku Enver. Ai pa humbur kohë
dërgoi porosi që Shoku Tuk Jakova dhe Qazim
Prishtina të marrin kontakt direkt dhe të bisedonin
me të duke ja shpjeguar planin e 
P.
K. SH
 për organizimin e LANÇ, duke
i marrë mendimin që ai është dakord të bashkëpunojnë me 
P. K. SH që ky
plan të gjejë zbatim dhe në Dibër dhe ti
propozohet njësitit të tij të pranonte dy komunistë që
janë partizanë në çetën e Pezës… Shoku Haxhi i
thotë jam plotësisht dakord dhe i mirëpres dy komunistët në
njësitit tim… Nuk vonoi shumë kur babë Myslymi mori lajmin se
nga darka vjen nga Tirana në Pezë dhe
i thotë Shoku Haxhi se sonte vjen Shoku Enver dhe
do të dalim ta presim bashkë… Nga mbrëmje erdhi e
u përshëndetëm përzemërsisht. Më bëri përshtypje pamja e tij
thotë shoku Haxhi në kujtimet e tij; ishte shtatlartë; i
pashëm dhe mu duk i ri, ndërsa ishte disa vjet më i madh se unë. Bisedat
i bënte të shtruara, komunikuese, fjalët e thjeshta dhe të kuptueshme. Biseda
nisi që kur ishim duke ecur, ai më ia të kuptoj se e
njihte familjen time, historikun, se e kishte mësuar nga
babë Myslymi dhe Esat Dishnica, por dhe nga të tjerët dhe vlerësoja
miqësinë me babë Myslymin dhe lidhjen
që kisha mbajtur me babën dhe kur baba u kthye në
Atdhe në korrik 1939 mbas nëntë vitesh emigracion… Por
kuvendi rrodhi me shtruar, kur u ulën rreth vatrës në
shtëpinë e babë Myslymit në Pezë’, në fillim biseda
filloi me informimin që I bëri Shoku Haxhi mbi situatën dhe
gjendjen në Dibër, qëndrimin e partisë, puna që po zhvillohet për
organizimin e luftës kundër okupatorit fashist Italian, lidhjet që ai
mbante me të rinjtë komunistë e revolucionarët atdhetarë si
emigrant që kaluan në ditët e para të prillit 1939: Xhevdet Doden, Mustafa Kacacin,
Mustafa Gjinishin, Abedin Cicin e të tjerë… Shoku Enver e ndiqte me
shumë kujdes, por kohë pas kohe nxiste gjërat të shpjegoheshin më
gjerë, për të parë qëndrimin e tyre dhe shkallën e ndikimit
të tyre në popull. U interesua me dite dhe për shqiptarët e
zonave përtej kufirit të vitit1913… Kur Haxhiu mbaroi, Shoku
Enver i bëri një pasqyrim të qartë dhe të hollësishëm mbi programin e
partisë Komuniste të Shqipërisë për çlirimin e Atdheut dhe vendosjen
e një pushteti demokratik për LANÇ që po zgjerohej në tërë vendin. U ndal tek
puna që duhet bërë në popull pa dallim klasor, bindjesh
politike, morale, fetare me qëllim që të arrihet një bashkim të
popullit në luftën kundër okupatorit, në këtë konferencë do të marrësh
pjesë dhe ti… Ai me foli për koalicionin Sovjeto-Britanik-Amerikan…
Më dha një porosi shumë të rëndësishme për punën e veçantë e të kujdesshme që
duhet bërë me popullsinë shqiptare në zonat që kanë qenë nën
pushtimin jugosllav për ti organizuar dhe mobilizuar në luftën
kundër okupatorit fashist, demaskimin e propagandës
fashiste se ato i çliruan nga sundimi jugosllav. Kjo mbrëmje
kaloi në një bisedë të rëndësishme e me shumë vlerë.