Drejtësia, gati të çojë 11 kryepolicë të drogës së Shqipërisë, tek Gatja i drogës së Lazaratit

545
Sigal

Fakti/8
drejtues policie, pasi janë kapur nga “rrjeta” e SHISH, kanë pranuar të japin
informacione për kolegë dhe shefa menaxhues të drogës

Përparim
HALILI

 

Qindra
denoncime me emra, funksione e zona konkrete të krimit të kultivimit të
hashashit nga Veriu në Jug dhe nga Lindja në Perëndim, janë bërë qysh prej
fillimit të vitit 2016 e deri sot, lidhur me faktin që menaxhues, mbrojtës por
edhe përfitues të kultivimit të drogës në Shqipëri, kanë qenë dhe vazhdojnë të
jenë drejtues të Policisë së Shtetit të çdo grade e funksioni, që nga zyrtarë të
lartë në kupolën e Ministrisë së Brendshme, të Drejtorisë së Policisë së Shtetit,
drejtorë policie të qarqeve, shefa komisariati rrethesh, drejtues postash
policore në qytete, shefa krimesh e deri kryeinspektorë e inspektorë policie
zonash! Ky skandal u provua me arrestimin disa drejtuesve e inspektorëve të
policisë në Krujë, Korçë, Berat, Kukës, Elbasan, Gjirokastër etj., për mos
raportim të parcelave të drogës, për pjesëmarrje në kultivimin e saj, për
dekonspirim aksionesh të policisë duke njoftuar më parë kultivuesit, për dhënie
tokash të tyre me qira ndaj kultivuesve të etj. Aq shumë janë zhytur drejtues e
punonjës të policisë në krimin e kultivimit të drogës, sa ka nisur edhe
transportimi i saj me makinat e aksioneve dhe të drejtuesve të policisë, siç
ishte rasti i arrestimit dy ditë më parë, të një efekti policie në Farkë të
Tiranës. Këtë fakt e skeduar dhe e ka depozituara në prokurori e SHISH me një
raport special, që pas shumë regjistrimeve, ndjekjeve, përgjimeve, vëzhgimeve në
terren dhe infiltrimeve të agjentëve të tij, ka provuar me një raport sekret se
drejtues dhe efektivë policie të çdo niveli në Ministri, në qarqe, rrethe e
zona janë pjesë aktive e kultivimit të drogës në Shqipëri, madje edhe përfitues
prej këtij biznesi. Siç dihet, ky raport sekret e special i SHISH, ka vënë në
lëvizje e ka hedhur në veprim Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila ka nisur për
çdo rast konkret, me emra konkret krye-policësh e zyrtarësh të saj! Për secilin
prej tyre është regjistruar edhe procedimi penal nga Prokuroria e Krimeve të
Rënda, duke çuar grupin hetimor në zyrat e ministrisë së Brendshme, për të “qepur”
faktet konkrete! Mësohet se grupi hetimor gjendet tashmë brenda zyrave të
policisë së Korçës, Gjirokastrës, Kukësit, Beratit, Dibrës, Elbasanit, Shkodrës,
Lezhës e Vlorës, duke i dhënë “dorën e fundit” konfirmimit të provave që i ka
dërguar SHISH. Mësohet se në shkallë vendi janë 115 drejtues e efektivë policie
me “dosje droge”, por thuhet se është vendosur që operacioni i ndëshkimit të
nis fillimisht me 11 prangosjet e para të disa shefave të lartë të policive
rajonale, duke lëshuar Urdhër-Arreste. Në listën e parë, janë krye-policë të çdo
niveli qarku e rrethi, të cilët rezultojnë pjesë e krimit të kultivimit të hashashit
si kultivues, si mbrojtës të parcelave të drogës, si bllokues e dekonspirues të
aksioneve të asgjësimit të drogës, si informatorë të bosëve të fermave të hashashit,
si selektues e mos-raportues të parcelave të mbjella, tipik si në rastin e
policisë së Ersekës, ku prokuroria urdhëroi prangosjen e oficerit të policisë të
zonës, si kultivues kryesor i kanabisit! Nga
Prokuroria për Krime të Rënda, bëhet me dije se është zgjeruar “harta” e hetimit
për oficerët dhe drejtuesit e policisë që janë skeduar si pjesë kryesore, ose
bashkëpunuese e kultivimit të hashashit, duke përshpejtuar faktimin e raportit
voluminoz të paraqitur prej SHISH për çdo zonë. Drejtuesi i prokurorisë Besim
Hajdarmataj, ka konfirmuar se ka ndarë informacionet e SHISH, në bazë të qyteteve
ku kanë vepruar policët e akuzuar e të skeduar si të përfshirë në kultivimin e
drogës, konkretisht në Lezhë, Mirditë, Shkodër, Korçë e Përmet! Tashmë janë
gati dosjet e para. Grupi hetimor ka provuar informacionet e depozituara nga
SHISH për disa krye-policë dhe zyrtarë policie, të cilët janë futur në listën e
çuarjes përpara drejtësisë. Fakti që mësuam dje nga burime
konfidenciale të grupit të hetimit, është ky: Dosjet e “qepura” tashmë prej
organit të akuzës së Krimeve të Rënda do të çoj 11 kryepolicë të drogës së
Shqipërisë, tek Gatja i drogës së Lazaratit, arrestuar 1 vit më parë po për
krimin e kultivimit të drogës, nga 2 prej tyre, të cilët gjenden në listën e
prangosjes së pritshme! Në hetimin për zbardhjen dhe faktimin e informacioneve
të raportit të SHISH, thuhet se kanë ndihmuar edhe 8 drejtues policie të
qarqeve Korçë, Elbasan, Shkodër, Gjirokastër, Vlorë e Berat, të cilëve u është
kërkuar bashkëpunim me prokurorinë, duke u bërë presion me faktin që edhe ata
ishin futur në rrjetën e agjentëve të SHIS. Këta kanë pranuar të japin
informacione për kolegë dhe shefa të tyre, duke servirur prova dhe dëshmi që i
skedojnë ata si menaxhues të drogës dhe për lidhje me kultivuesit e drogës, në
shkëmbim të përfitimeve, madje edhe si “shefa biznesi hashashi”, të caktuar në
këto misione prej shefave të tyre në ministrinë e Brendshme dhe në kupolën politike
të “Rilindjes”!

 

Bie me 20
herë çmimi i hashashit në 7 rrethe të jugut

 

Çasti i
pjekjes, korrjes, paketimit dhe nxjerrjes së hashashit në shitje me tejmbushje
tregu, por edhe prej nxitimit “për ta hequr”, ka krijuar një shqetësim në
shitjen e drogës. Sipas burimeve të “Telegraf”, super-prodhimi i mbledhur nga
femrat e drogës dhe frika e mos “u mbetet në dorë” prej sasive të mëdha në
treg, ose se mos “u kapet në dorë” prej policisë, ka ulur ndjeshëm çmimin e tij
në tregun e zonës së jugut të Shqipërisë. Nga 1600 euro që ishte çmimi për 1
kilogramë hashash në doajen e prodhimit të parë në treg, çmimi u ul në 1000
euro. Pas 1 jave u ul në 800 e gradualisht pas çdo dite u ul në 600, në 200 e
100 euro. Sipas “bursës” së hashashit të datës 10 shtator 2016 të testuar nga
“Telegraf”, rezulton se në 7 rrethet e jugut Tepelenë, Gjirokastër, Përmet,
Memaliaj, Këlcyrë, Delvinë e Sarandë, çmimi i shitjes së hashashit me shumicë
ka zbritur në 100 euro/kilogrami. Ndërsa në tregun e shitjes me pakicë, që në
jug është përhapur shumë si “dorë e tretë” me sasi 1-5 kilogramë, ky çmim është
ulur deri në 70 euro! E ndërsa forcat e Policisë së Shtetit, me në krye forcat
speciale “Delta” janë vërsulur me sëpata e hanxharë nëpër male, kodra, pyje, përrenj
e livadhe për të korrur dhe djegur drogën, shitësit kanë zbritur nëpër qytete e
fshatra me “qese” hashashi në duar, duke kërkuar treg shitje….

 

Futet
“varietet” i ri hashashi, fara e jep prodhimin për 2 muaj

 

Duket, se bosët e drogës që komandojnë dhe financojnë kultivimin e drogës në
Shqipëri, kanë vendosur të mos vonojnë më 6 muaj prodhimin, por ta arrijnë më
shpejt atë. Sipas informacioneve të gazetës “Telegraf” nga tereni, mësohet se në
Shqipëri është futur një “varietet” i ri hashashi që e jep prodhim më të madh
si sasi e cilësi dhe më shpejt si kohë. Fara e re që tashmë është në dorën e kultivuesve
të cilët e kanë blerë me dyfishin e çmimit të farës së drogës që po korret e ka
dalë në treg, jep prodhimin brenda 2 muajve nga dita e mbjelljes, duke i dhënë
fund prodhimit 2 herë në vit dhe duke kaluar në sistemin mbjellje-korrje me 4
herë cikle prodhimi në vit. Periudha e prodhimit brenda 2 muajve për një cikël
mbjellje-korrje, siç kuptohet, do të detyrojë policinë që të mos shkojë fare në
komisariate, por të ngrejë çadrat pranë parcelave të hashashit, për ta korrur
atë më shpejt se kultivuesit.

 

Policëve të arrestuar, u janë gjetur në xhepa dhe shtëpi, plane prodhimi,
furnizimi e shitje hashashi

 

Provat që efektivë dhe drejtues policie janë përfshirë në prodhimin,
paketimin, shpërndarjen, shitjen dhe përfitimin në biznes-krimin e drogës, i tregojnë
listat që u janë gjetur policive të arrestuar deri tani! Por lista të tilla ka
paraqitur në raportin sekret edhe SHISH. në këto lista të gjetura në xhepat e
policëve, por edhe të grumbulluara prej agjentëve të SHISH e që tashmë i ka në
dosje prokuroria, rezulton se për çdo ditë ata kanë shënuar sasitë e prodhimit,
sasitë e magazinimit, depot e grumbullimit, qendrat e shpërndarjes nëpër zona e
rrethe, emrat e paketuesve, të transportuesve, të shoqëruesve të mallit, të
tregtarëve e të blerësve të hashashit.