Ministri Malaj: Financimi për emergjencat është 13-fishuar në 7 vjet

Për të parandaluar apo përballuar zjarret nga buxheti i shtetit për këtë vit janë në dispozicion të Emergjencave Civile 5.79 miliardë lekë (62.2 mln euro).

Në krahasim me vitin 2025, fondet për emergjencat janë rritur me vetëm 330 milionë lekë, pavarësisht se zjarret e vitit të kaluar dhe përmbytjet gjatë dimrit sprovuan kapacitetet shtetërore të menaxhimit të këtyre emergjencave.

Sigal

Megjithatë, ministri i Financave, Petrit Malaj thekson se financimi është 13-fishuar krahasuar me vitin 2020, ndërkohë që janë shtuar kapacitetet e emergjencave civile për të menaxhuar fatkeqësitë natyrore.

“Sot, përballë situatës së zjarreve, Shqipëria ka një buxhet shumë më të madh, kapacitete të shtuara dhe burime të parashikuara për emergjencat, ndërsa edhe bashkitë kanë fondet e tyre të rritura ndjeshëm për ndërhyrje dhe përballimin e situatave në territor”, thotë Malaj.

Më tej ministri sqaron se buxheti i shtetit mund të përballojë edhe nevoja të paparashikuara emergjente, pa u cenuar prioritetet e tjera, në rast se do të jetë e nevojshme.