Financial Times shkruan për Minishengenin Ballkanik: Treshja ballkanike sulmon BE-në për vonesën e hapjes së negociatave

236
Sigal

Sot në Shkup është mbajtur forumi ekonomik mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë. Gazeta prestigjioze britanike e ka trajtuar temën e takimit Zaev, Rama, Vuçiç, duke e quajtur si një karshillëk ndaj politikave anashkaluese të BE-së ndaj vendeve të Ballkanit perendimor.

Për këtë takim, “Financial Times” i rikujton deklaratat e Zaev, Ramës dhe Vuçiçit të cilët disa javë më herët thanë se BE ka dështuar në planin e zgjerimit dhe për këtë nuk ka faj Ballkani perendimor, duke e cilësuar këtë nismë si një ‘goditje’ ndaj BE-së.

“Vendet e përmendura kanë një progres të dukshëm në rrugën drejt BE-së dhe ky progres më shumë duket në sistemin elektoral, gjyqësor dhe reformat në ekonomi. Por, rruga e tyrë drejt BE-së është tepër e rëndë” shkruhet në Financial Times.

Ky takim sipas tre liderëve cilësohet si takimi për të lehtësuar jetën e qytetarëve të tyre në tre shtete. Në ngjarje do të shpallet edhe emri i ri i nismës rajonale që deri tani në mënyrë jo-formale i referohej si “Mini Shengeni”.