Dr. Ksenofon ÇONI/ Çfarë panë e fotografuan më 1989 gazetarët perëndimor në Akademinë Ushtarake

1102
Sigal

Rrëfim i ish titullarit Ksenofon Çoni: Si i pritëm ‘armiqtë’ që na thanë se rruga jonë ishte në NATO. Vlerësimi i tyre për luftën dhe Enver Hoxhën dhe mos vlerësimi për Ramiz Alinë

Aty nga mesi i muajit korrik të vitit 1989, Kiço Mustaqi, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, na tha ne telefon, se një grup gazetarësh frances do të vinin në Shkollën e Bashkuar për të bërë filmime e fotografime. Te tjerat, fjala vjen, se fotografitë do te botoheshin ne nje reviste, se revista botohej një here në muaj në Paris, se ajo shpërndahej e shitej në shtetet e Aleancës të Antlatikut Verior, se revista ishte me famë botërore, se gazetarët më shumë bridhnin nëpër botë me aparate ne krah, se sa rrinin në Paris, se njeri nga ata, nga shkaku i punës që bënte, ishte ndarë me gruan, etj., etj., si këto, i mësuam nga vet ata, ne bisede te lire, aty, nga fundi i takimit kur në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, që ata e ndjenë dhe e shprehën, po pinim kafen e ndarjes, te lamtumirës. Madje ata, sikur deshën të na bënin qejfin apo të hiqnin dyshimet tona për ardhjen e beftë të tyre, apo ndoshta, për të treguar objektin e vërtetë të punës së tyre, na thanë : « Duam t’i hapim vend në periodikun tonë prestigjoz edhe ushtrisë shqiptare e cila, në Perëndim, njihet pak ose aspak për shkak të izolimit të gjatë ».

MISIONI I RËNDËSISHËM

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf