*Në Zhulat të Gjirokastrës, në shtëpinë e pulajve s’dëgjoheshin më zëra, veçse endnin fije merimangat si për të mbuluar jetën e një familjeje të tërë.
*Si Mersin Pulën, vëllain e vogël të Metos, e lanë pa punë në n. blegtorale të Korçës dhe u arratis, por i vetëm se të fejuarën se lanë që të kalonte kufirin.

Ka shtëpi që nuk mbeten vetëm mure ,por shdërrohen në kujtesë .Ka dritare ku koha ndalet dhe heshtja fillon të flasë.Në dritaret e shtëpisë së Rrapo Pulës ,merimangat që thurnin fijet e tyre ,nuk ishin thjesht shenjë braktisjeje ,por një metaforë e dhimshme e harresës, që përpiqet të mbulojë jetët ,ngjarjet dhe njerëzit. Bëhen përpjekje për të çarë atë perde harrese nëpërmjet kujtimeve ,rrëfimeve dhe gjurmëve që koha nuk arriti t’i fshijë plotësisht ,rikthehet një botë njerëzish , sakrificash dhe vazhdimësi ,një histori që nuk kërkon lavdi ,por vetëm të mos humbas.Sepse harresa është e pashmangshme,por kujtesa është zgjedhje. Është pikërisht zgjedhje, të kujtojmë.Koha mund të kalojë ,shtëpitë mund të heshtin dhe brezat të ndërrohen ,por e vërteta mbetet.Ajo rron në rrëfime si këto,që nuk lejojnë harresën të bëhet fituese. Kujtesa nuk është vetëm kthim pas, është dritë përpara . Nuk është vetëm një tregim për atë që ndodhi. Është një thirrje për të mos lejuar që e njëjta errësirë të rikthehet.Sepse njerëzit mund të shuhen ,por qëndresa dhe e vërteta e tyre jetojnë më gjatë se koha. Dhe aty në heshtjen e historisë ,emri i Rrapo Pulës vazhdon të flas. Historia e Rrapo Pulës dhe e familjes së tij është një nga ato rrëfime të dhimbshme që mbart në vetvete plagët e një kohe të errët, kur bindja politike dhe mendimi i lirë paguheshin me burg ,me përndjekje dhe me jetë të humbura. Ai nuk pranoi të pajtohej me regjimin e Enver Hoxhës dhe për këtë u dënua me 15 vjet burg, në burgun famëkeq të Burrelit ,një vënd ku shpresa venitet bashkë me ditët .Në qelitë e burgut, Rrapo Pula, nuk u mposht nga hekuri,por nga mungesa e mëshirës njerëzore.Thuhet se vdiq pa ju dhënë as ndihma më e vogël , as kur i kërkuan t’i jepnin një gotë ujë. Një fund tragjik që nuk është vetëm një vdekje fizike ,por dëshmi e një sistemi që mohonte dinjitetin. Vdekja e tij mbeti një plagë e hapur për familjen dhe një kujtesë e rëndë për historinë tonë. Persekutimi nuk u ndal me kaq. Dora e regjimit goditi dhe pasardhësit e tij :u arrestua dhe u burgos djali i tij, Meto Pula,ndërsa në qelitë futën edhe nusen e djalit,Nevron,që s’kishte mbushur 15 vjeçe. Një familje e tërë u shpall fajtore ,jo për krime,por për mbiemrin që mbante dhe qëndrimin që nuk e tradhëtoi.Ndërkohë shtëpia e tij në Zhulat të Gjirokastrës u mbyll me një dry.

Muret që dikur kishin dëgjuar zëra fëmijësh ,biseda familjare dhe ëndrra për jetën ,mbetën një metaforë e harresës që kërkonte të mbulonte gjithçka.Po harresa nuk mund të fshijë dot të vërtetën. Historia për Rrapo Pulën dhe pasardhësit e tij nuk është vetëm një histori familjare : është pjesë e kujtesës sonë kolektive.Është kujtesë për vuajtjet, për qëndresën dhe për çmimin e lirisë.Të kujtojmë ata që u sakrifikuan .Rrapo Pula jeton në kujtesë ,jo si viktimë ,por si simbol i dinjitetit njerëzor që nuk u përkul. Historia e Rrapo Pulës dhe e pasardhësve të tij ,është një rrëfim i heshtur ,që vjen nga thellësia e një epoke të zymtë,ku mendimi i lirë dënohej dhe dinjiteti njerëzor shuhej në errësirën e burgjeve.Rrapo Pula nuk është thjesht një emër.Ai është një qëndrim.Një burrë që nuk pranoi të përkulej ,që nuk e shiti bindjen e tij përballë frikës.Dhe për këtë pagoi çmimin më të rëndë:pesëmbëdhjetë vjet me burg në Burrel,në atë gur të ftohtë,ku koha dukej se ndalonte dhe shpresa shuhej pa zhurmë.U shua pa një aspirinë,pa një gotë ujë, pa dorën e njeriut që të kujton se je ende gjallë.Një vdekje e heshtur ,por që jehon ende sot si akuzë ndaj një sistemi, që mohoi edhe dhëmshurinë më të vogël. Por drama nuk mbaroi me të.Si një hije e rëndë ndëshkimi ra mbi gjithë familjen. U burgos djali, Meto Pula. U hodh pas hekurave edhe nusja e tij e re,vetëm pesëmbëdhjetë vjeçe. Një moshë që duhet të njihte dritën e jetës jo terrin e qelive.Fati i tyre i vetëm është ideali që mbanin dhe mbiemri që nuk e tradhëtuan.Në Zhulat të Gjirokastrës,shtëpia mbeti e mbyllur me dry.
![]()
Heshtja pushtoi oborrin,dritaret,pragun.Aty ku dikur dëgjoheshin zëra,tani endeshin vetëm fijet e merimangave,si për të mbuluar me harresë një jetë të tërë..Por harresa nuk është më e fortë se vërteta .Dhe e vërteta gjen gjithmonë një rrugë për të folur.kjo histori nuk është vetëm e një familjeje. Është historia e një kohe që provoi të shuante kujtesën ,por nuk ua doli.Është dëshmi e qëndresës së heshtur njerëzore,e asaj force të brendëshme që nuk thyhet as nga burgu ,as nga vdekja.Sepse ka njerëz që largohen nga jeta ,por nuk largohen kurrë nga kujtesa. Sot vitet kanë kaluar dhe koha përpiqet të qetësojë plagët. Emri i Rrapo Pulës qëndron si një dritë në errësirën e madhe të së shkuarës ,një kujtesë se dinjiteti nuk burgoset dhe se e vërteta ,sado e shtypur, mbijeton. Ai nuk mbeti vetëm një viktimë e historisë.Ai mbeti një dëshmi e saj. Ka rrëfime që nuk lindin për t’u treguar thjeshtë si histori ,por për të mbetur si kujtesë. Janë ato histori që mbajnë brenda zërin e një kohe ,dhimbjen e njerëzve dhe peshën e së vërtetës që nuk duhet harruar. Historia vjen pikërisht nga kjo nevojë: të rikthejë në dritë jetët e heshtura, fatet e thyera dhe qëndresën përballë një sistemi që kërkoi të shuante gjithçka që nuk i nënshtrohej. Rrapo Pula dhe pasardhësit e tij nuk janë vetëm personazhe të një historie familjare. Ata janë pjesë e një drame më të madhe ,që përfshin mijëra njerëz ,shtëpi të mbyllura,ëndërra të ndërprera dhe jetë të shuara në burgje.Se vetëm duke kujtuar, një popull mund të kuptojë veten. Dhe vetëm duke treguar të vërtetën, historia mund të marrë kuptim. Dhe kjo historia e kësaj familjeje ,nuk është thjesht një përmbledhje rrëfimesh. Ajo është një udhëtim në kujtesë , në përballje me dhimbjen , por edhe me dinjitetin njerëzor.
![]()
Në çdo faqe të kësaj historie jeton figura e Rrapo Pulës ,një burrë i Labërisë. Historia e tij nuk është vetëm historia e një njeriu. Ajo është historia e shumë burrave e grave që vuajtën në heshtje ,mbajtën mbi supe padrejtësinë ,por nuk humbën kurrë nderin dhe emrin e mirë. Rrëfimet për këtë familje të Zhulatit janë dritare të hapura drejt së shkuarës . Përmes tyre vijnë zëra, kujtime ,lot dhe qëndresë. Vjen një kohë e errët që kërkon të kuptohet ,jo për të ushqyer dhimbjen, por për të mbrojtur të vërtetën.Sepse harresa është një vdekje e dytë ,ndërsa kujtesa është forma më e lartë e nderimit. Historia për të është një përkulje e heshtur para një jete të thyer padrejtësisht, por edhe një dëshmi se shpirti njerëzor mbetet më i fortë se çdo burg. Është një thirrje për brezat që vijnë ,që të njohin ,të kuptojnë të vërtetën dhe të mos e harrojnë atë,sepse vetëm duke kujtuar ,ne mund të mbrojmë dinjitetin e së vërtetës. Kur futën në burg Rrapon,Meton dhe nusen e tij, Nevron, vetëm vëllai Mersini mbeti në shtëpi .Ai ishte më i vogli i vëllezërve.Në atë kohë ishte vetëm 17 vjeç.Gjithçka që ndodhte në familjen e tyre po merrte tatëpjetën.Përtej arrestimeve të njëpasnjëshme,çdo gjë po merrte fund.Sikur të mos kishim qenë fare në jetë.Edhe shtëpia survejohej nga policia.S’guxonin as gjitonët dhe kushërinjtë e tyre aty rrotull se ndjenin frikë.Çdo gjë që kishin ua morën.U lanë një mushkë vetëm, që errej dhe gdhihej në mëshirë të fatit.Asnjeri se mblidhte në mbrëmje. Nëna Nevrua pas daljes prej burgut, qëndroi te prindërit e saj në loglaj.Mersinin e morën ushtar,në repart të xhenjos.Sa kohë qëndroi në ushtri, nuk i hynte asnjë qindarkë në xhep.Metua,vëllai i madh ,nga kursimet që bënte kur tejkalonte normën i dërgonte edhe vëllait ndonjë lekë. Mersini pasi u kthye nga ushtria,zuri punë në ndërmarrjen e shtetit,si bari në Korçë.Atje u njoh dhe u dashurua edhe me një vajzë korçare.Se gëzuan njeri – tjetrin,se atë e larguan nga ajo punë dhe vendosi të ikte jashtë.U arratis nga kufiri me grekun.Vet iku,por vajzën që dashuronte se mori dot. Gjithçka përfundon këtu.Mersini po ndahej nga vëndi i tij i dashur,nga Shqipëria ,për në SH.B.A ,duke lënë këtu mallin dhe dashurinë e njerëzve të tij të afërm, atje përfundi maleve të Zhulatit. Eh,Mersini i mirë! Vdiq në dhe të huaj,por e kish lënë amanet, që kur të mbyllte sytë një herë e përgjithmonë t’a sillnin që nga Amerika e largët dhe t’a.varrosnin në vëndlindjen e tij,në Zhulat.E sollën këtu, që sa jetoi s’u ngop kurrë Zhulat. Vdiq në vitin 2005.Në ceremoninë e varrimit,fëmijtë e tij, as që e kishin menduar,që në ditën e lamtumirës, atë do t’a nderonin aq shumë ,atje afër Baltëzës ,në krah të bashkëfshatarëve të tij që kishin ndërruar jetë. Kur e pyesja Petritin,për burrin nga Zhulati i Gjirokastrës,Rrapo Pulën,që vdiq në burgun e Burrelit ,për një gotë ujë dhe një kokërr aspirinë,si me dhimbje dhe lotë në sy,për shokun që i morën jetën në duart e tij rrëfen: – Dëgjo,o gazetar!Për ne të dënuarve që u torturuam pa mëshirë nëpër burgje, shkruaj:Rrapon,ti e kishe patriot,nga një anë.Se Fushëbardha e ZHulati ,janë mbështetur në faqet e të njëjtës kodër.
![]()
E kishim fjalën te Rrapua.E vërtetë!Akuza për të ishte politike, ndaj e rëndoi më shumë. U dënua me 15 vite burg.Vdiq në burgun famëkeq të Burrelit.Vdiq në moshë të re ,52 vjeç nuk i kishte mbushur.Ishte i sëmurë,kishte marrë të ftohët në mushkëri dhe ndodhej në gjëndje kritike për jetën. Nga drejtuesit e burgut nuk u kujdes askush.Një gardian i burgut e shtynte me këmbë në korridoret e burgut dhe i thoshte:”Mos vdis ,se ke dhe 12 vjet burg për të bërë”Rrapua, në moshën 52 vjeçare ndërroi jetë dhe atë e varrosën tek Qershia ,ku varroseshin dhe të dënuarit e tjerë që vdisnin aty.Eshtrat e tij si mësuam asnjëherë se ku i kishte.Rrapon e hoqën nga Gjirokastra dhe e sollën që të bënte pjesën tjetër të dënimit në burgun e sigurisë së lartë në Burrel.Rrapon e kisha shok të mirë.E doja e më donte shumë.Nga Zhulati kisha mik edhe deputetin e asaj kohe,Mersin Gjoçën .Edhe kryeplakun e fshatit që i dëgjohej fjala dhe e mbanin për burrë të mënçur,Medar Pulën.Ishte një treshe e fortë. S’ju vije shokun në kra.Rrapua ishte i sëmurë keq dhe vdiq në duart e mia.Kishte temperaturë të lartë atë natë të fundit të jetës.Iu kërkova për të një gotë ujë dhe një kokërr aspirinë dhe s’ma dhanë.Ai vdiq si trim që ishte.Nuk e uli veten që të kërkonte mëshirë. Ishte data 30 dhjetor e vitit 1952,kur oficeri i rojes i burgut të Burrelit ,në raportin ditor,njoftonte eprorët ,se në mbrëmje kishte vdekur i dënuari Rrapo Pula.Përtej këtij lajmi ,zyrtari i Ministrisë së Punëve të Brendëshme ,bënte me dije se kishte futur në qeli të dënuarin Petrit Velaj nga Vlora, për arsye se kisha demonstruar sjellje të dënueshme ndaj komandës dhe grupit të shërbimit. Vetëm këto pak radhë gjënden në dokumentat e burgut për datën 30 dhjetor, kur ndërroi jetë i dënuari Rrapo Pula.Iku Rrapo Pula ,një shok nga më të mirët.U shua si qiri burri nga Zhulati ,që i mbijetoi tri luftrave me dushmanin dhe dha shpirt në duart e xhelatëve të pashpirt këtu në burgun e Burrelit. Lëngoi i ziu për orë të tëra dhe u përvëlua nga temperatura e lartë.Kërkuam për të një kokërr aspirinë dhe një gotë ujë ,por nuk na i vuri veshin njeri.Atëherë humba durimin dhe shpërtheva me sharje e mallkime. Rrapua I gjorë u shua në duart e mia dhe unë përfundova në qeli.Ka qenë një natë e tmerrshme,30 dhjetor 1952. Izolime e tortura në burg ,shtrëngime dhëmbësh .Prezencë e madhe e togave të zeza.Ndërprerje takimesh me familjarët .Por edhe të burgosurit në mes tyre .Atë ditë që vdiq burri nga Zhulati, s’pranuam që të hanim as drekë.Disa anëtarë të Byrosë Politike vajtën në qeli për të sqaruar situatën politike në vënd.Të gjithë ata që vajtën në burg për të burgosurit ,i futën në burg edhe ata.Disa edhe i pushkatuan.Në praninë e atyre që kishin ardhur nga lartë një ditë,një i burgosur ,portretin e Enver Hoxhës ,e hoqi nga muri ,e hodhi në shesh dhe e shkeli me këmbë.Ai ishte i dënuari Besnik Baxho. Në fjalën e Besnikut ishte edhe fjala e urrejtja e të dënuarve të tjerë, që vuanin dënimin aty brenda,edhe fjala e urrejtja ime,edhe fjala e urrejtja e Rrapo Pulës.E gjithë të dënuarve. Rrapua im edhe joti,humbi jetën në krahët e mi.Ai provoi vuajtje e tortura të pafundme.Edhe pse ai kaloi vite nëpër burgjet komuniste ,mbeti modeli i trimërisë ,dashurisë njerëzore,i njeriut me dinjitet.Një herë me Rrapon na çuan te porta e burgut dhe atje na priti një oficer me uniformë dhe i armatosur.Ai ishte vet drejtori i burgut,Vangjel Rrëmbeci.Fjala e parë që na tha,ishte:”Këtu ku kallët këmbët,këtu do t’ju bien dhëmbët “Aty sollën dhe të burgosur të tjerë. Ishte e tmerëshme.Ngado hekura.Vetëm hekura! Ishte nata e parë që përballej me burgun e Burrelit. Një lajm të keq më dhanë që në orët e para të ditës tjetër:” Sot nuk ka bukë për ju! Është prishur mulliri. Ujë pini sa të doni.Ja ku e kini pusin.Mbaj mënd si sot,se unë e Rrapua e kundërshtuam atë urdhër. Na futën në qeli dhe aty dihej se ç’na priste.Ndërsa ne prisnim ditën tonë të madhe. Ishte viti 1947. Kryetari i degës së Punëve të Brendëshme ,Banush Goxhaj ,si një bishë e tërbuar ,vjen në burg me një listë në dorë. Pasi na thirrën emrat të gjithë u izoluan në qeli.Filluan torturat me Qemal Vrionin dhe vazhduan me mua ,me Rrapon dhe vazhduan me të tjerë.E torturuan për vdekje të ziun Qemal.Dy xhelatë e torturuan ,ndërsa dy ushtarë u binin çiftelive duke kënduar këngë nga ato të veriut.Torturuan edhe të tjerë ku dy prej të cilëve vdiqën.
Në 10 maj në 1947, në kazanin e gjellës kishin hedhur një lloj bari për të na zërë barku. Ndytën të gjithë nëpër dhoma se rojet me gjithë të bërtiturat tona nuk na hapnin dyert. Kjo ishte shpikja e Qemal Rrëmbecit. Te qershia varroseshin ata që s’u përballonin dot torturave .Ajo mbeti si një lapidar i varrezave të viktimave të terrorit komunist.Unë dhe Rrapua tek po çonim trupin e të pushkatuarit ,pamë se si rojet hidhnin valle duke na shoqëruar neve.Na caktuan ne të dyve për të çuar kufomën e një djaloshi të ri, Hasan Priftit nga Dibra. Kur shkuam te qershia çtë shihnim: trupin e Fuat Voshtimës që e varrosëm tre ditë më parë ,qentë e kishin nxjerrë mbi dhe.Besnik Baxho ,që shkeli me këmbë portretin e Enver Hoxhës ,duke bërtitur u tha: “Kështu do të përfundoni të gjithë ju që e kthyet Shqipërinë në një burg. “E morën rojet dhe e mbyllën në izolim. Kur ai shkeli me këmbë portretin e Enverit ,Rrapua dhe i dënuari tjetër Hasan Kokoshi ,u kënaqën nga veprimi i Besnikut, gjë që ra në sy edhe të gardianëve ,por u mjaftuan vetëm me Besnikun për ta futur në qeli atë ditë. Për herë të parë në jetën time,kur u lirova nga burgu ,dëgjova fjalën e ëmbël fëmijërore “baba”.Ai që m’u hodh në qafë ishte djali, Ahmeti. Djali më hodhi një vështrim të dhimbshëm, u mvrejt ,uli vetullat si retë mbi malet e Karaburunit dhe më tha:”Jeta e burgut është e rëndë ,por duhet t’a dish se edhe izolimi i shumë njerëzve si ne ,është njëlloj si burgu” E pashë tim bir që dy lot të nxehtë iu rrokullisën faqeve.Kuptova që ishte rritur para kohe. Djali, Ahmeti ,më pyeti për mua dhe për shokët që vdiqën në burg dhe që i varrosëm me duart tona.Më pyeti për të dënuarit e tjerë ,ata që kishin mbaruar dënimin dhe për ata që vazhdonin të përballeshin me urrejtjet dhe torturat e katilave që i shërbenin regjimit.Një çast më tha: Po ai zhulaqoti? – Ai vdiq, o bir! Vdiq në duart e mia. U përlotëm të dy dhe përqafuam fort njeri – tjetrin. Rrapo Pula ,s’arriti që të përfundonte dënimin dhe të kthehej dhe një herë për herë të fundit në Zhulatin e tij të dashur .Të vinte dhe tju thoshte me gojën e tij se Rrapo Pula dhe po vdiq,vdes si burrë,jo si frikacak.Po nuk munde jo,jo,të uleshe dhe njëherë aty në Baltëzën tuaj të dashur,me gjithë ata që donin dritë dhe jo errësirë.Edhe pse vdekja jote ishte e heshtur ,por edhe sot jehon ende si një akuzë ndaj një sistemi që mohoi edhe dhëmshurinë më të vogël .Por drama nuk mbaroi me të .Si një hije e rëndë ndëshkimi ra mbi gjithë familjen. U hodh pas hekurave djali i tij, Metua. Edhe nusja e tij pa kaluar ende 15 vjeçe rënduan mbi të dënimet njeri mbas tjetrit. Në Zhulat të Gjirokastrës ,shtëpia mbeti e mbyllur ,ku vetëm era hynte e dilte.Heshtja pushtoi oborrin,dritaret,pragun e derës,gjithëçka. Një jetë e tërë po mbetej pas.Por harresa nuk është më e fortë se e vërteta.Dhe e vërteta gjen gjithmonë një rrugë për të folur.Kjo histori nuk është vetëm e kësaj familjeje,por është historia e një kohe ,që provoi të shuante kujtesën por nuk ia doli. Është dëshmi e qëndresës njerëzore ,e asaj force të brendëshme që nuk thyhet as nga burgu, as nga vdekja. Rrapo Pula është larguar nga jeta, por nuk është larguar nga historia. Emri i tij qëndron si një dritë në errësirën e madhe të së shkuarës,se dinjiteti nuk burgoset dhe se e vërteta ,sado e shtypur,mbijeton. Kur mbyllet kjo faqe,nuk përfundon historia. Ajo vazhdon të jetojë në memorie ,në ndërgjegjen tonë dhe në detyrimin për të mos harruar. Jeta e Rrapo Pulës dhe e familjes së tij ,mbetet një histori e dhimbëshme ,por edhe një tregues i dinjitetit njerëzor.





















