Kozma Gjini: Gorreja në 80-vjetorin e shkollës

Gorreja u zgjua nën tingujt e melodive popullore dhe ritmike që na kujtonin se është një ditë feste. Është festa e 80-vjetorit të krijimit të shkollës. Data 10 prill. Një festë madhështore që ka në qendër inteligjencën e re, vajzat dhe djemtë e myzeqarëve të Gorresë, por edhe atyre që bënë historinë e arsimit ndër vite, bijtë e fshatit me tradita të hershme arsimore, kulturore e artistike dhe i pari fshat i republikës ku u zbatua Reforma agrare, më 1945. Angazhimi i strukturave vendimarrëse që kontribuan në zhvillimin e suksesshëm të festës ishin: Bashkia Lushnjë, drejtoria e Kulturës, Zyra Arsimore, Qendra Kulturore e Fëmijëve dhe pesha kryesore ishin drejtoria, nxënësit dhe mësuesit e shkollës së mesme të Bashkuar të Gorresë, të cilët kanë disa ditë që përgatiten për festën e shkollës. Është e natyrshme që në këtë reportazh t’i referohemi traditës së arkivuar si dhe aktualitetit. Drejtori i shkollës, z. Arben Ndoni, është si gjithnjë në krye të detyrës dhe takon miqtë, ish-kolegë, ish-nxënes, prindër e të ftuar. Në hyrje presin miqtë me shkëlqimin e tyre tri vajzat: Sindi, Anida dhe Emiriona, gjimnaziste të veshura me kostum popullor të trevës, në shënjë bujarie dhe ndajnë me të ftuarit buzëqeshjen e qerasjes tradicionale të mirëseardhjes: “Mirë se erdhët!” “Mirë se ju gjetëm!” “E gëzofshi 80-vjetorin e shkollës!” “Ta gëzojme së bashku!” Në rrugën hyrëse të Gorresë, që nga autostrada e deri te shkolla, vijnë grupe-grupe burra e gra, të moshuar e të rinj. Takimin e nderojnë me praninë e tyre edhe drejtuesit e pushtetit vendor. Gjithcka në oborrin e shkollës e përreth përcjell mirësi, gazmend, dritë, ngjyra, kënaqësi shpirtërore. Kanë ardhur për të gëzuar këtë përvjetor: banorë të komunitetit, ish-mësues që kanë punuar në Gorre, ish-nxënës, mësues e nxënës aktualë të dy shkollave të Gorresë, miq e të ftuar nga shkollat e periferisë dhe personalitete të njohura të trevës që banojne në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit. Kryetarja e bashkisë së Lushnjës, zonja. Eriselda Sefa, n/kryetarja e bashkisë Maldrita Bardho, shefja e Z.A. Arta Dhamo, e të tjerë, priten nga drejtori i shkollës së mesme të Bashkuar, “Pali Dani”, Arben Ndoni dhe përgjegjësi i Njësisë administrative të Kolonjës, Arbër Abdurramani. Rruga përpara shkollës si dhe krejt oborri i saj janë përplotë me qytetarë të të gjitha moshave. Vijnë ata me peshën e viteve mbi supe dhe krenarinë e profesionit, edukator të brezit të ri,  krenar,  sepse kanë ndërtuar veprën më të vështirë të shoqërisë, njeriun. Janë ish-nxënës e ish-mësues, që kanë dalë ose jo në pension, dhe që kanë kontribuar në fronte të ndryshme të jetës si: agronomë, inxhinierë, mjekë, ushtarakë, zooteknikë, politikanë, nga fusha e shkencës, e kulturës dhe artit…të gjitha sferat e jetës. Në jehonën e këngëve me zërin e ëmbël të artistes së madhe, Vaçe Zela, entuziastë e të gëzuar, përqafohen si studentë të një universiteti, ku tashmë janë thinjur e janë bërë gjyshër e stërgjyshër, ndërsa ish-nxënësit e tyre janë bërë prindër të mirë. Takojnë me mall pas shumë vitesh, ulen në  bankat e shkollës dhe kujtojnë vitet e lëna pas, mësuesit, kolegët, prindërit…dhe të ikurit… Gëzohen që shohin  mirë me shëndet njëri-tjetrin dhe kanë të drejtën e  plotë të transmetojnë përvojën, të shkëmbejnë mendime e të japin intervista për median, pikërisht nga Gorreja, pika e nisjes së bazave të arsimit. Afrohen së bashku me ish-nxënësin e kuadërin drejtues të ekonomisë, sot biznesmen, Lili Koçin edhe mësuesit veteranë, gazetarë e studiues: Dhimitër Shtëmbari, Hysen Koçillari e Rako Koço, që të tre, ish-nxënës, mësues e dy nga ata edhe drejtues në këtë shkollë. Bëjnë një foto tek ish-zyrat e kooperativës, ish-pronë e gjinallarëve të shpronësuar…Aty ku dikur ishin zyrat e ish-koperativës së Gorresë me kryetarin  pare, Samit Koçillari. Shtrëngojnë duart e përqafohen me mallin e shumë viteve, sepse rrallë shihen: Agim Abdurramani, mësuesi veteran i matematikës, Xhevat Kurti, Rako Koço, Koli Kola, Gjinovefa Ndreka (Pina), Prenda Pina, Ana Abdurramani, veterani dhe drejtori i gjimnazit, Andrea Ziu, Pirro Çili, Vangjel Davidhi, nipi i dëshmorit Mihal Davidhi, Ariste Simoni, Naje Velo, ish-nxënësja e shkëlqyer dhe tashmë drejtore e shkollës 9-vjeçare Rrapëz, Elda Koçi, Vera Pina, Josif Bitri, Gilberta Simoni ish-nxënëse dhe drejtore e shkollës, Genti  Gjini, mjaft ish-nxënës e sot prindër si: Bashkim Sulçe, Sotir Dushi, Ervis Çina, Lili Koco, Raqi Dhima etj…Në këtë festë nuk munguan edhe kolegë e drejtues të shkollave fqinje si: Gëzim Vogli, Andon Sema, Eduard Bushi, Ardian Sheme, Arben Sema etj. Doemos, përpara emocionesh dhe përgjegjësisë se si do të dalë kjo festë, janë mikpritësit, mësuesit që kanë fatin të jenë sot mësimdhënësit në shkollën e Gorresë, mësuesit aktualë të shkollës: Arben Ndoni (dr),  Esmeralda Meço, Manjola Gjata, Nevila Kuqi, Alesja Saraçi, Enkelejda Bame, Ermir Bitri, Suela Banushi, Brunilda Isufi, Albana Bame, Alma Bame, Almarin Davidhi, Anila Meço, Anila Prifti, Blerina Saraçi, Eduard Muçaj, Elda Jongari, Entela Lena, Erinda Linatopi, Gentiana Nexha, Klaidi Kaja, Klodiana Pelari, Pavli Basha, Ermir Kuqi, Kejdi Kadillari, Liljana Llupo dhe Arjeta Jongari. Gjithçka shkëlqen në mjediset e shkollës.Vetëm po t’i hedhësh një vështrim agjitacionit figurativ të rifreskuar, ku gërshetohet historia e kaluar me të tashmen jetësore, del në konkluzionin se këtu punohet mirë dhe meritë për këtë kujdes të shtuar ka drejtori i shkollës së mesme të bashkuar. Z. Arben Ndoni.Trupi mësimor i kësaj shkolle lufton për t’i ngritur më lart vlerat dhe emrin e shkollës dhe në të vërtet e ka arritur këtë, gjë që duket në rendimentin e punës mësimore-edukative dhe aktivitetet e shumta jashtëshkollore: konkurset, olimpiadat në shkallë qarku e vendi, ku nxënësit e kësaj shkolle janë fitues të trofeve ndër vite. Të tillë mund të përmendim nxënësit ekselentë (më të freskëtit) si: Iva Meço –fituese e “Medalje e Artë-2023”, Ketiona Maledhi-“Medalje e Artë-2023”, Enea Thanaraku “Medalje e Artë-2025”, etj. Të pranishmit, pas vizitave në mjedise e brendshme të shkollës, ndjekin një videomontazh mbi historikun e arsimit të Gorresë, përgatitur nga drejtoria e “Qendrës së artit “Vaçe Zela”. Respektohet Himni i ngritjes së flamurit kombëtar dhe kështu nis ceremonia zyrtare e festës së 80-vjetorit të krijimit të shkollës. Nxënësit Briken Shano dhe Fjorela Kurti prezantojnë lirshëm e rrjedhshëm programin e festës. Këngë, valle, recitime, humor, vlerësime për punën e mësuesve që kanë mbi 20 vjet në shkollë. Fjalën e mirëseardhjes e mbajti drejtori actual i shkollës së Mesme të Bashkuar, Arben Ndoni. “Sot, nga lartesia e 80 viteve, ne jemi krenar që festojmë këtë përvjetor…Nga bankat e kësaj shkolle kanë dalë mësues e profesorë të nderuar, agromomë, ekonomistë, mjekë, infermirë, juristë, inxhinier, e specialistë në të gjitha fushat. Sot shkolla e Gorresë numëron 178 nxënës. Arsimi shkollor 153 nxënës. Arsimi parashkollor 25 nxënës.Për edukimin e  këtyre brezave shkolla ka 27 mësues të specializuar sipas profileve që punojnë pa u lodhur për mësimin dhe edukimin e brezit të ri me kulturë e dije shkencore.Shkolla e Gorresë frekuentohet nga nxënës të fshatrave Gorre, Lumth, Shakuj, Bishqethëm, Rrapez fshat, Rrapez sektor dhe Pirrë. Kemi 2 kopshte atë të Gorresë dhe të Bishqethmit.Shkolla e mesme ka nxjerre deri me sot 31 matura, mes tyre mjaft nxënës ekselentë. si: Maturantët me të gjitha nota 10-ta: Kediona Dhani, Krisalda Mihali, Xhoni Gjermeni e shumë të tjerë.Respekt dhe mirënjohje të pafund për mësuesit që s’janë midis nesh!Jashtë modestise, shkolla jonë është një ndër shkollat model të bashkisë Lushnjë.Renditur në vend të tretë në Kartën e Performacës AML për vitin 2025 dhe e para shkollë publike qe nxjerrë çdo vit nxënës me nivel të lartë shkencor, të cilët në Olimpiada kombëtare kanë fituar Medalje Ari!

PAK RETROSPEKTIVË

NOA

Më tej, drejtori i shkollës na informon se shkolla e parë shqipe në Gorre është hapur në vitin 1913. Shkolla ka librin e Historikut të arsimit dhe nxënësit i referohen për ngjarje të tilla. Në arkivin e saj  gjendet një dokument që hesh dritë mbi godinën përdhese me mësues Ndin Ziun dhe të birin e tij Gori Ziu nga Gorreja dhe më pas me mësues Kozma Kolën nga Kamçishti. “Në vitin 1913 kjo shkollë u kthye në gjuhën shqipe”. Ndërkohë, që në vitin 1865 dhaskal Kozma Kola kishte çelur shkollën greke në mjediset e hajatit të kishës së fshatit Bishqethëm, ku merrnin pjesë 10 nxënës, një pjesë e të cilëve i patën vazhduar mësimet në gjuhë  greke në Berat e Janinë duke u përgatitur si priftërinjë apo tregtarë që transportonin mallra nga Janina për në Myzeqe e anasjelltas. Në vitin 1915 u hap shkolla shqipe e Bishqethmit me 30 nxënës, me mësues Prof Danin…Në ato vite të vështira, në shkollë e Bishqethmit punuan edhe mësuesit: Rrapi Mërtiri, Jani Nushi, Llambër Deda, Aleko Rista, Aleks Dani, Riza Ranxhi, Eqerem Abdihoxha etj.Në 2 janar 1946 me kërkesën e banorëve të Gorresë, u cel shkolla fillore e cila mblodhi fëmijët e fshatrave përreth si: Gorre, Rrapëz, Bishqethëm, Lumth e Shakuj.

Në vitin 1950 shkolla fillore u kthye në 7-vjeçare. Drejtori i parë i shtatëvjeçares ishte Stefan Avrami, gjirokastrit. Djali i fshatit Bishqethëm, Pali Dani, kishte shkuar për studime në Itali. Për nevoja të vendit, ndërpret studimet dhe kthehet në atdhe ku caktohet drejtor i shkollës 7-vjeçare të Gorresë, më 1952, detyrë që e kreu me devotshmëri deri më 1959, ku do të merrte një tjetër detyrë të rëndësishme në pushtetin vendor.

Me vëmendje të vecantë u ndoq fjalimi i kryetares së bashkisë, znj, Eriselda Sefa: “… Shkolla  Gorresë ka qënë dhe mbetet një shtyllë e rëndësishme e dijes dhe e komunikimit në komunitetin e zonës. Që nga viti 1946, kur kjo shkollë hapi dyert për herë të parë me vetëm 53 nxënës, nën drejtimin e mësuesit Llazar Gjermeni e deri më sot, ajo ka kaluar në një rrugë të gjatë e të lavdishme, nga një shkollë fillore, në vitin 1950, u shndërrua në shkollë 7-vjeçare, nën drejtimin e mësuesit Stefan Avrami, duke zgjeruar horizontet e dijes për breza të tërë nxënësish. Në dekadat që pasuan kjo shkollë nuk ishte thjesht një institucion arsimor, por një vatër informimi, edukimi dhe vlerash. Veçanërisht gjatë viteve 2010-2014 nxënësit tuaj u dalluan në olimpiadat e matematikës, në konkurset letrare, duke ngritur lart emrin e shkollës, por edhe të komunitetit të Gorresë. Sot, e bashkuar me gjimnazin, kjo shkollë vazhdon të shkëlqejë duke u renditur ndër më të mirat në shkallë vendi. Kjo nuk është rastësi, por rezultat i përkushtimit të jashtzakonshëm të mësuesve, të profesionistëve të aftë që punojnë me pasion dhe dashuri duke formuar breza të tërë të suksesshëm. Në këtë ditë të veçantë ne kemi dhe një moment të rëndësishëm mirënjohje, sepse do të nderojmë disa nga mësuesit të cilët ndër vite kanë dhënë një kontribut të vyer për mësimin dhe edukimin e brezave dhe lartësimin e emrit të kësaj shkolle. Përmes çertifikatave të mirënjohjes ne shprehim falenderimin dhe respektin e thellë për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificën e tyre. Gëzuar 80-vjetorin e shkollës së Gorresë!”

KUSH ËSHTË PALI DANI, EMRIN E TË CILIT MBAN SHKOLLA E GORRESË?

Pali Llukë Dani ka lindur më 20.06.1920 në fshatin Bishqethëm, Lushnjë. Pas Normales së Elbasanit, të cilën e mbaroi në vitin 1941, deri në 1942 punoi në Herbel, Maqellarë (Peshkopi).Më 1944 emërohet mësues në shkollën Krutje e Sipërme, ku punoi deri në shtator 1946. Në shtator të këtij viti emërohet inspektor në Seksionin e Arsimit të Qarkut Berat, bashkë me Aleks Danin, Hysen Dervishin, Irfan Roshin dhe Emin Shtinon.Më 1947 emërohet shef i Seksionit të Arsimit në rrethin e Skraparit. Më 1948 e gjejmë mësues i lëndës së historisë në shkollën e mesme të Beratit, ku punoi deri në 1942. Nga shtatori i vitit 1952, deri në shtator 1959, kreu detyrën drejtor i shkollës 7-vjeçare të Gorresë. Gjatë këtyre viteve, z. Pali e transformoi shkollën në një vatër dije dhe të zbatimit praktik të mësimeve të lidhura me jetën. I mbështetur nga trupi mësimor i shkollës: Myfit Juka, Llazar Xhamo, Gjergj Kola, Enver Dracini, Sadie Dracini, Fajka Nurihana, Ernesta Sotiri, Vula Myftiu, Qani Pollozhani, Ramazan Zekthi, Afërdita Babameto, Kremhilda Shuteriqi, Loni Mino, Urani Papa, Jorgji Velo me Dritën, Leonidha Kice, Rrapi Halili, Jorgjie Papa,  elbasanllinjtë e fisëm të arsimit si: Anastas Paparisto, Hysen Bungo, Shezai Bungo e Firzeleti etj, ai e ktheu orën e mësimit në produkt mësimor, eksperimental dhe kopshtin e shkollës në një vend ku gjallonin bimët, lulet dhe pemët që hijeshonin shkollën. Shumë ambasador të huaj si: ai i B.S, Rumanisë, Bullgarisë, Francës, Vietnamit.etj, e vizituan shkollën dhe lanë këtu përshtypjet më të mira. Ndërkohë, fakti që shkollën e vizitoi edhe ministri i Arsimit dhe i Kulturës, z. Thoma Deliana, flet për suksesin e padiskutueshëm të shkollës së Gorresë. Për rezultatet e mira të shkollës u shkruajt në shtypin e kohës. Pali Dani u veçua nga ministria si ndër më të mirët e drejtorëve të shkollës për zbatimin e direktivave të shtetit. Me këmbënguljen e dr. Palit stafi i mësuesve arriti që për herë të parë të krijonte kabinetet mësimore për konkretizimin e mësimit të çdo lënde, të punohej për lidhjen e teorisë me praktikën, kopshtin botanik eksperimental, të ngrinte grupin artistik të shkollës, ekipin e futbollit e të volejbollit për djem e vajza duke fituar mjaft trofe në qark. Më 1959 Pal Danit iu kërkua të vazhdonte Fakultetin e Shëndetësisë në Tiranë e pas kthimit, emërohet shef i Seksionit të Shëndetësisë në Lushnjë, deri sa doli në pension. I martuar me mësuesen e dalluar, metodiste e klasës së parë, znj. Evanthi Dani, ai ka lënë djalin Alfredin dhe vajzën, mësuese Elida. Vdiq më 07 korrik 2014.Më 5 Mars 2008, me vendim të Këshillit të ish-komunës Kolonjë, shkolla e mesme e Gorresë merr emrin “Pali Dani”.

Shkolla e Gorresë është dekoruar nga Presidiumi i Kuv.Pop. me Medaljen “Për shërbime rë shquara shtetërore e shoqërore ‘ si dhe me Urdhërin  “Për edukimin e nxënësve me tradita patriotike”.

Është vizituar edhe nga personalitetet e kohës si: Liri Belishova, Qibrie Ciu, Nexhmije Hoxha, Petraq Magjistari, Kahreman Ylli, Rita Marko, Ramiz Alia, Vito Kapo, Todi Lubonja,  Xhorxhi Robo, Dhori Panariti…si dhe delegacionet e huaja.Ndërsa ish-nxënës nga Gorreja do të vazhdonin studimet jashtë shtetit si: në  Poloni, Rusi, Kinë etj.

Drejtorja e ZA Lushnjë, znj. Arta Dhamo, pasi theksoi rolin e rëndësishëm të mësuesit për përvetësimin e  vetëdijshëm të njohurive shkencore që jep shkolla dhe rëndësinë që kanë aktivitetet për gjallërimin e jetës së fëmijëve në shkollë, vuri në dukje disa suksese të kolektivit të shkollës së Gorresë. Në fjalën e saj përmbyllëse ajo tha: “…Është kënaqësi të jem pjesë e këtij aktiviteti me rastin e 80-vjetorit të çeljes së shkollës së Gorresë. Këto vite janë dëshmi e punës përkushtimit dhe pasionit të mësuesve dhe nxënësve të kësaj shkolle dhe po kështu në këto 80 vite nga kjo shkollë kanë dalë nxënës të pajisur me vlera dhe me ndjesi qytetarie. E gëzofshi këtë përvjetor të rëndësishëm dhe ju uroj suksese në punën tuaj të përditshme”. Me rastin e 80-vjetorit të shkollës, Kozma Gjini, (autori i ketij shkrimi), ish-nxënës, mësues e drejtues për disa vite, i dhuroi bibliotekës së shkollës së Gorresë disa libra. Nxënësit duhet t’i njohin shkrimtarët e Lushnjës dhe librat duhet të inventarizohen, sepse janë dëshmi të historisë. Ai tha se këto takime kanë karakter përkujtimor, bëjnë historinë e përpjekjeve të brezave të mësuesve për realizimin e programit mësimor, farkëtojnë unitet dhe nxjerrin mallin e njerëzve përmes takimeve, ndërkohë që bëhen simbolike, me diskutime të shkurtëra dhe aktivitete që çlirojnë energji e argëtim. Por shkollat tona që sot janë me inteligjencë dhe mundësi informacioni të lartë, i kanë të gjitha mundësitë që në përvjetorë të tillë, të bëjnë edhe një sesion shkencor, i cili do të ishte më specific, me gjërësi e thellësi tematike, i detajuar në probleme dhe që kërkonte më tepër minutazh për të plotësuar kuadrin e konkluzioneve dhe portretizimin e burimeve njerëzore kontribuese.

NË RRUGETIMIN E SHKOLLËS….

Shkolla e Gorresë i ka fillimet e rrugëtimit të saj më 2 janar të vitit 1946.

Nëpër fshatra u hapën kurset kundër analfabetizmit. Përkushtimi në kurset e analfabetizmit i mësuesve: Trifon Ndreka, Nexhat Hydi, Liri Dani, Kol Dashi, Pavlina Pali, Evanthi Dani, bëri të mundur që të rritej interesi i komunitetit për shkollimin e fëmijëve. Në të vërtetë, rrugëtimin historik të arsimit në Gorre e ka mbledhur në një libër, z. Gjergj Kola, “Mësues i merituar”, kështu që të shkruash për Gorrenë dhe të mos thuash dy fjalë për Gjergjin, nuk më duket normale. Libri “Vatër drite”, i redaktuar nga gazetari i mirënjohur Dhimitër Shtëmbari, është i ngjeshur me informacionet më të nevojshme, gërmime në arkiva, me kujtime e dëshmitarë okularë të cilët e bëjë librin të kompletuar nga pikpamja përmbajtësore. Vet mësues Gjergji, ka qënë jo vetëm një metodist i lëndës, jo vetëm një autor teksti i Abetares, por mbi të gjitha një mësues praktik dhe disenjator që ka bërë me qindra mjete mësimore dhe ka kontribuar me dorën e tij në ngritjen e sa e sa kabineteve mësimore dhe muzeumeve të rrethit. Pikërish atij i takonte t’i kushtohej një temë e posaçme, nëse do të kishim një sesion shkencor. Gjergj Kola ishte një koleksioner i rregullt ngjarjesh e datash të rëndësishme dhe një mbajtës i saktë i ditarit  personal me vlera shoqërore përdorimi. Kjo e bënte atë një mësues që i zinte vend fjala. Z. Gjergji aktivizohej nga rrethi për ndërtimin e klasave kabinet të shkollave të tjera si dhe ishte i përfshirë në katalogun  e NISH mjeteve mësimore “H. Shijaku”. Me siguri lexuesi i Telegraf eshte kureshtar te dije se cilet ishin nxenesit e pare qe moren deftese lirimi. Ja 11 nxënësit e parë të 7-vjecares që mbaruan më 1953: Filip Bame, nga Bishqethmi; Gani Gjolena, nga Bitaj; Hill Veliu, nga Bishqethmi; Kozma Gjini, nga Rrapëza; Kadri Beqiri, nga Bitaj; Kristaq Nushi, nga Gorreja; Lefteri Ngjeliu, nga Pirra; Liri Gjermeni, nga Gorreja; Petraq Gjini, nga Shakuj; Sofie Gjini, nga Rrapëza; Spiro Beqiri nga Pirra.”

Ka hyrë në historikun e arsimit edhe celja e shkollës së mesme bujqësore, pranë 8-vjeçares. Kryesisht jepnin mësim: Filip Bame, Dhimitër Shtëmbari, Lena Bello, Gjergj Mile, Sokrat Nushi, etj, kurse lëndët e profilit i jepnin: Solli Sema, Sotir Velo, Sokrat Davidhi etj. Dhe më pas do të kontribuonin mësuesit specialist: Shefqet Koçi, Leonora Ndoni, Myftar Gjata, etj.

Ndërkohë sjellim kujtimet e disa mesuesve për gazetën.

1.Dhimitër Shtëmbari, gazetar e shkrimtar. “Ishte një festë e bukur.U nderuan disa mësues dhe mirë bëhet kur vlerësohen. Kur isha në Pukë para dy vjetësh pashë edhe fotografinë e Lefteri Ngjeliut në muzeun e tyre. Kishin konsideratën më të lartë  për punën e saj. “Drejtoreshë si Lefteri Ngjeliu nuk ka pasur këtu ndonjëherë”, u shprehën pukjanët.I takonte edhe asaj një vlerësim, sikurse do thoja edhe për Vangjel Pinën. Vangjel Pina, ndjesë pastë, na la këto ditët e fundit, ka qënë 20 vjet drejtor.Ishte një talent. Ma ha mendja që edhe ai duhej vlerësuar me certifikatë.Ai e meriton plotësisht. Po kështu si ai ka edhe të tjerë që mund të shikohen…

2.Vera Pina. Kam punuar disa vjet në shkollën 8-vjecare dhe kam kujtimet më të bukura.Me  grupin  e shkollës mora pjesë në konkursin kombëtar. Jepja lëndën e biologjisë, kl. 8-të. Kemi fituar vend të dytë në konkursin mësimor duke lënë pas Tiranën, Durrësin etj dhe zumë vendin e dytë në nivel kombëtar.Ka qënë edhe Arta Prifti me mua. Më 2004 kthehem përsëri në shkollën në gjimnazin e Gorresë. Punë, kujtime suksese nga më të bukurat.

3.Hysen Kocillari: Më 1964 kam qënë mësues në shkollën e Gorresë. Duhet theksuar edhe në dhomën muze fakti se shkolla e Gorresë ka qënë një shkollë pilot. Pjesë e kolektivit pedagogjik të asaj kohe ishin mësues e mësuese shumë punëtorë të palodhur. U largua Jorgji Velo, erdhi Lefteri Ngjeliu si drejtoreshë.Ishte koha kur u kalua nga sistemi arsimor 7 vjecar, në 8 vjecar. Evente të tilla mbarëkombëtare duhet të jenë pjesë e paraqitjes në dhomën muze. Komisioni që e ka ndërtuar projektin e muzeut e uroj me shpirt, për punën që ka bërë, por ka akoma materiale për t’u plotësuar.Ne jemi gjyshër e po bëhemi stërgjyshër. Nxënësit që kanë qënë në ato vite janë bërë gjyshër, kështu që duhet pasuruar muzeu.

DREJTORËT E SHKOLLËS NDËR VITE?

Ata janë:Stefan Avrami (drejori i pare ne vitet 1946-52), Pali Dani (gjatë viteve 1952-1959), Rrapi Halili (1959-1960), Sabit Kurti (1960-1961), Sadik Kalaja (1961-1962), Jorgji Velo (1962-1964), Lefteri Ngjeliu (1964-1970), Thoma Gjermeni (1970-1977), Pavlina Bello (1977-1981), Vangjel Pina (1981-1982), Natasha Kolushi (1982-1987), Naje Velo (1987-1989), Gaqi Bello (1989-1991), Kozma Gjini (1991-1993), Piro Cili (1993-1996), Veri Akulli (1996-1999), Valter Dauti (1999-2001), Rako Koço (2001-2006), Gilberta Simoni (mars 2006-gusht 2006), Aida Guxo (2006-2010), Veri Akulli (2010-2014), Gentian Andrea (2014-2018), Erinda Linatopi (2018-2024)

Shkollën e mesme e kanë drejtuar ndër vite këta persona:

Thoma Gjermeni në vitet 1967-1980, Vangjel Pina 1980-1991, Andrea Ziu 1991-1994, Llambrini Nano 1994-1998, Vangjel Pina 1998-2002, Andrea Liko 2002-2006, Marigo Akulli 2006-2008, Enkeleida Bame 2008-2014, Elda Koço (Gjini) 2014-2018 dhe Arben Ndoni nga viti 2018 e në vijim. Nga dyert e kësaj shkolle kanë dalë mjaft intelektualë të shquar që kanë kontribuar në fronte të ndryshme të jetës së vendit si:  Petro  Lena, inxhinier, Kozma Gjini (mjek), Lefteri  Ngjeliu, Gani  Gjolena, Filip  Bame, Spiro  Beqiri, Dhimitër  Sema, Lefteri  Davidhi, Vangjel  Pina, Llambrini  Nano, Dhimitër  Shtëmbari, Josif  Tashi, Lefteri  Veliu, Thoma  Meço, Violeta   Kice, Kozma T. Gjini, Jorgji  Velo, Sokrat  Pina, Kili  Dhima, Pilo   Gjeka, Andon   Sema, Andrea  Ziu, Mitër  Akulli, Thoma   Gjermeni, Pali Kristo, Llazar  Velo, Drita  Velo, Vlash Velo, Pirro  Cili, Rako  Gjeka, Pal Akulli, Kol  Akulli, Dhimitër  Ngjeliu, Andrea  Ngjeliu, Sokrat  Shtëmbari, Solli  Shtëmbari, Mina  Koço, Aristir  Ngjeliu, Agim  Kocillari, Bajram Toshkollari, Miço  Nano, Vera  Pina, Todi  Akulli, Llazar  Akulli, Solli  Daka, Vasil  Ndreka, Jovan Kola, Andon  Bame, Natasha  Ndreka, Vangjel  Ndreka, Ariste  Jongari, Jovan  Koço, Milto  Leshi, Kalie  Ndreka, Aristir  Gjini, Hysen  Kocillari, Gjinovefi Ndreka, Veri Koço, Llazar  Sema, Llazar  Mehillka, Minella  Ziu, Pandi Lena, Solli Sema, Lili   Koço, Pirro  Jongari, Nas  Davidhi, Llambër  Dani, Perikli  Sota, Vasilika Mita, Gaqi  Bello, Vide  Nushi, Flora  Akulli, Sokrat  Thanaraku, Themi   Dani, Miço  Dani, Aleksandra  Prifti, Namik  Toshkollari, Fatmir  Pirra, Arben  Sema, Arta Prifti, Agim Llazi, Armida Abdurramani, Lili Ndreka, Safete Toshkollari, Themi   Bello, Teuta   Kolushi, Alketa   Velo, Arben   Ndreka, Enkeleida Bame, Gëzim  Dani, Julian  Bitri, Mikali Kola, Kol  Kola, Aleks   Jongari, Hill   Prençe, Drita  Daka, Anisa Nano, Irgen Monka, Klea Bame, Iva Meço-Medalje e Artë 2023, Ketiona Maledhi-Medalje e Artë 2023, Enea Thanaraku-Medalje e Artë 2025 e shumë të tjerë (ndjese per listen).

“S’PRISHET DASMA PËR NJË LIMON”

Në gjithë këtë atmosferë të gëzueshme festive, kishte edhe që shfaqën një mospërputhje dhe kanë gjithë të drejtën e zotit që të shprehen. Në mbarim të festës, ish-mësuesi dhe ish-drejtues i gjimnazit, z. Andrea Ziu, shfaqi mendimin e tij. Të kuptohemi. Andrea Ziu nuk  është nga ata që duan “t’i nxjerrin gështenjat me duart e të tjerëve”. Ai i del vet për zot gjithçkaje që ka marrë përsipër, ashtu i rregullt siç është në familje e në shoqëri, ka qënë korrekt edhe në drejtimin e shkollës. Kujtojmë me respekt paraardhësit e tij të cilët përmenden si vlerë muzeale, pasi jo vetëm iu bashkuan Reformës agrare, por Joti Ziu ka takuar edhe kryeministrin e asaj kohe…Kurse vet Andrea e palosi atë fletë të kalendarit dhe fillimet demokratike e gjetën drejtor model të gjimnazit të Gorresë. Cili ishte shqetësimi i tij: “More, unen uk e gjej veten në filmin që u shfaq për të pranishmit. I kane numëruar bukur të gjithë drejtorët, kurse mua nuk m’u përmendet emri”. Besova se mund të ishte ndonjë problem teknik gjatë montazhit, (këto gjëra ndodhin shpesh gjatë montimit), ose çështje harrese, por ai ngulte këmbë për “qëllime dashakeqe” dhe na çoi në sallën “muze” ku sërish, me të drejtë, ngarkonte me përgjegjësi autorët e sistemimit të materialeve figurative. “…Fotografia ime nuk është tek kjo stenda ku janë drejtorët.Le të shikojmë stendën tjetër.-Ja, tek kjo stenda më paskanë vendosur, por me hile edhe kjo. Më kanë vendosur të tretin në radhë, kur në fakt duhet të isha i pari në radhë. Nuk e kuptoj pse s’pyesin keta? Historia është e shkruar dhe të mos deformohet”. Po kështu ranë në sy mungesa e vlerësimit për disa të tjerë që i dhanë emër shkollës si: Fitim Pollozhani, Aristir Ngjeliu,  Marigo Akulli, Mikail Kola, Vangjel e Gjinovefa Pina, Lefteri Ngjeliu…Këto jane krejt të riparueshme, qetësoi individët kryebashkiakja jonë, znj. Eriselda Sefa. Siç ra në sy edhe mungesa e askujt nga dera e madhe e fisit “DANI”, ndërkohë që shkolla mban emrin “Pali Dani”. Gjithsesi, këto janë mësime për të menaxhuar më mirë situata të ngjashme, por absolutisht nuk ia ulin aspak vlerat dhe nuk ia zbehin madhështinë festës së 80-vjetorit të shkollës. Në mbyllje të takimit u vlerësuan me “Çertifikatë mirënjohje” disa mësues që kanë punuar mbi 20 vjet në detyrë”(ky ishte kriteri). U nderuan mësuesit: Naje Velo, Kalie Ziu, Llambrini Nano, Josif Bitri, Prenda Pina, Ariste Simoni, Feride Hoxha, Lefteri Ndreka, Lena Gjeka, Vangjel Davidhi, Dafina Kristo, Lefteri Akullli, Arta Çili, Albana Bame, Liljana Llupo,  Entela Lena, Brunilda Isufi, Ermir Bitri, Enkleida Bame, Anila Meço, Anila Prifti, Alma Bame, Klodiana Davidhi, Ana Abdurramani. (Ndjesë nëse kemi harruar dikë pa përmendur, citohet nga shkolla).  Të pranishmit, në mbyllje të veprimtarisë përkujtimore kaluan në një koktejl dhe shkëmbyen mendime duke evidentuar arritjet në fushën e arsimit dhe  njëherësh me gatishmërinë për ndreqjen e vënien në zbatim të propozimeve që dolën spontanisht gjatë festës. Gëzuar festën e 80-vjetorit të shkollës së Gorresë!