Vrasja e Shinzo Abes/ Joe Biden jep urdhër që flamuri amerikan të ulet në gjysmë-shtizë

135
Sigal

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka urdhëruar që flamuri amerikan të ulet në gjysmë shtizë deri më 10 korrik për të nderuar ish-kryeministrin japonez Shinzo Abe, i cili u ekzekutua ditën e sotme.

Sipas Bidenit, ish-kryeministri i ndjerë “ishte një shërbëtor krenar i popullit japonez dhe një mik besnik i Shteteve të Bashkuara. Ai punoi me presidentët amerikanë të të dyja palëve për të thelluar Aleancën midis kombeve tona dhe për të avancuar një vizion të përbashkët për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur”, thekson Biden në deklaratën e tij.  Ndërsa shtoi se Shinzo Abe “edhe në momentin kur u sulmua dhe u vra, ai u angazhua në punën e demokracisë, së cilës i kushtoi jetën”

Biden gjithashtu nënshkroi një libër ngushëllimi për Abe në rezidencën e ambasadorit japonez në Uashington, DC ndërsa vendosi një kurorë të vogël me lule në tryezë.

Ambasadorja japoneze në SHBA Koji Tomita përshëndeti gjestin e Bidenit për nënshkrimin në librin e ngushëllimeve.