Kryeministri pakistanez akuzon Donald Lu për komplot: Tentoi rrëzimin e qeverisë

152
Sigal

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan ka akuzuar Donald Lu se ka organizuar një komplot për t’i rrëzuar qeverinë. Kujtojmë se opozita vendase organizoi një mocion mosbesimi ndaj Khan, gjë e cila u refuzua nga nënkryetari i Aasamblesë Kombëtare. Ky i fundit pretendonte se kemi të bëjmë me një ‘komplot të huaj’.

Sipas kryeministrit pakistanez Imran Khan, Donald Lu, zyrtari më i lartë amerikan që merrej me Azinë Jugore në Departamentin e Shtetit, ishte i përfshirë në komplotin e supozuar për të rrëzuar qeverinë e tij.

Imran Khan pretendoi se Donald Lu e paralajmëroi të dërguarin pakistanez në SHBA, Asad Majeed, se do të kishte implikime nëse kryeministri pakistanez i mbijetonte votimit të mosbesimit në Asamblenë Kombëtare.

Donald Lu ka shërbyer në Indi dhe Pakistan si Oficer Politik, dhe po ashtu ka mbajtur postin si Asistent Special i Ambasadorit në Nju Delhi, Indi. Donal Lu ka qenë ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Në këtë detyrë ai u zëvendësua nga Yuri Kim.