VIDEO/ Nuk i rriti rrogën, punonjësi i dehur shkatërron ‘Range Roverin’ e pronarit

247
Sigal

Një punonjës i dehur në Angli shkatërroi makinën Range Rover të pronarit të tij dhe kabinën e një kamioni pas një konflikti që nisi për pagën. 53-vjeçari Darren Verity përplasi kovën metalike të një ekskavatori në makinën 100 mijë paund të pronarit Thomas Crompton.

Pamjet tregojnë stafin të cilët po përpiqeshin të ndalonin 53-vjeçarin për të mos shkaktuar më shumë dëme në vendin ku punonte në West Bowling, Bradford. Verity tha para gjykatës se arsyeja pse e bëri këtë veprim ishte se “shoferët e kamionëve kishin marrë rritje rroge, ndërsa unë jo.”

Verity u dënua me 14 muaj burg mbi të cilin rëndon akuza e dëmit kriminal në lidhje me dy automjetet, të cilat të dyja kapnin një vlerë prej më shumë se 200 mijë paund.