Presidenti Meta: Akti ndaj Kastriot Islamit, hakmarrje politike dhe personale

244
Sigal

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shprehur solidaritetin ndaj ish-deputetit Kastriot Islami, ku një natë më parë ai u shoqërua në Komisariat, pasi po lëvizje pa maskë. Sipas kreut të shtetit, është një akt provokativ që ndodhi si hakëmarrje politike dhe politike.

”Solidaritet të plotë me Profesor Kastriot Islamin dhe ndjesë për këtë akt të turpshëm dhe provokativ, që ndodhi ndaj tij për hakmarrje politike dhe personale”,-shkruan Meta në facebook.

Ish-deputeti dhe ish-kryeparlamentari, Kastriot Islami vetë e konsideron shoqërimin si të porositur dhe të urdhëruar, ndërsa shton se është më i angazhuar dhe me i vendosur se më parë për të vazhduar betejën kundër së keqes.

Postimi i plotë

Solidaritet të plotë me Profesor Kastriot Islamin dhe ndjesë për këtë akt të turpshëm dhe provokativ, që ndodhi ndaj tij për hakmarrje politike dhe personale.