Shezai Rrokaj: Sot është 7 Marsi, dita e mësuesit. Respekt për mësuesit e profesorët e mi

824
Shezai Rrokaj: Sot është 7 Marsi, dita e mësuesit. Respekt për mësuesit e profesorët e mi, për ata që nuk jetojnë më dhe për ata që vazhdojnë të mbeten ikona drite për të gjitha hapat e shtatit tim. 
Një respekt e përulje nderimi për të gjithë mësuesit në trojet shqiptare e jashtë tyre për shërbimin e madh që i bëjnë kombit duke i ushqyer brezat me dashuri për kombin, për historinë, kulturën e gjuhën tonë, duke u dhënë gjeneratave më shumë edukim e emancipim shoqëror për të rritur cilësinë e jetës dhe të bashkëjetesës. Nuk ka pushtet më të madh sesa ai i dijes me të cilën lidhet e ardhmja e shoqërisë. Nuk ka pushtet më të madh sesa ai i arsyes, e cila është thelbi i qenies njerëzore. Sa herë na duhet një këshillë të lexojmë një libër të mirë dhe të mos e harrojmë kurrë nevojën për mësues të mirë.
Sigal