FOTO/ Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë

38
Sigal

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nga dita e sotme është “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë.  Këtë titull, të parit të shtetit, ia dhuroi Pallagorio, komunë në Provincën e Krotones.  Këshilli i kësaj komune i drejtuar nga kryebashkiaku Umberto Lorecchio , vendosi me unanimet të plotë të nderojë Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, me titullin “Qytetar Nderi”, i Pallagorios.

Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen  e tij më të thellë duke theksuar se , e çmon jashtëzakonisht respektin dhe vlerësimin e tyre. Ju siguroj – u shpreh Presidenti Begaj-që do të vijoj angazhimin tim e të institucionit që drejtoj, për të zhvilluar më tej marrëdhëniet midis arbëreshëve dhe shqiptarëve”.

Kryetari i Shtetit e cilësoi nderimin e sotëm nga arbëreshët e Pallagorios, “si një nga momentet  në jetë që të shënjon shumë fort,  të lë mbresa të pashlyeshme, por edhe është një përgjegjësi dhe angazhim për të vijuar nismat për Arbërinë.”