Kinë – Shpërthim pranë një kopshti fëmijësh, 7 të vdekur

441
Të paktën 7 persona kanë vdekur dhe 66 persona janë plagosur nga shpërthimi që u shënua pranë një kopshti fëmijësh në Kinë.

Mes viktimave ka fëmijë dhe gra bëjnë të ditur mediat vendase ndërkohë pamjet dhe fotot nga vendngjarja janë të rënda.

Agjencia e lajmeve zyrtare kineze Xinhua tha se shpërthimi ndodhi pranë një kopshti në fshatin Fengxian të provincës lindore Jiangsu të Kinës.

Sipas autoriteteve, shpërthimi ndodhi rreth orës 16:50 (me oren lokale) në portën e kopshtit në çastin kur fëmijët po largoheshin nga ndërtesa.

Dëshmitarët thanë se panë viktima, por numri i saktë nuk është i qartë. Zyrtarët lokalë nxituan menjëherë për në vendngjarje. Shkaku i shpërthimit është ende i panjohur.
Sigal