Trump urdhëron FBI-në të hapë dokumentet e hetimit për “ndikimin” Rus ,dosje ku gjendet edhe McGonigal

74
Sigal
Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që udhëzonte FBI-n të hapte dosjet lidhur me hetimin ‘Crossfire Hurricane’, i cili u iniciua në vitin 2016 për të hetuar mundësinë e bashkëpunimit të fushatës së Trump-it me Rusinë gjatë zgjedhjeve presidenciale.
Hetimi ‘Crossfire Hurricane’ nisi pas një raporti për një takim mes një këshilltari të Clinton-it dhe shërbimeve ruse, duke çuar në një hetim për lidhje mes Trump-it dhe Rusisë. Dosja ‘Steele’, e financuar nga fushata e Clinton-it, shërbeu si bazë për hetimin. Pas përfundimit, nuk u gjetën prova për bashkëpunim kriminal, dhe hetimi u kritikua për abuzime nga FBI dhe Departamenti i Drejtësisë. Këshilltarët e posaçëm Mueller dhe Durham zbuluan se FBI nuk kishte prova të mjaftueshme për të justifikuar hetimin.
Kujtojmë se pjesë e kësaj dosje gjendet edhe Charles McGonigal, ish agjenti i FBI-së i dënuar tashmë në SHBA. Ai pranoi të gjithë akuzat që kishin të bënin me Shqipërinë, përfshirë kontaktet me kryeministrin Edi Rama dhe këshilltarin e tij jozyrtar Dorian Duçka Ai pranoi gjithashtu marrjen e 225-mijë dollarëve nga Agron Neza, ish-agjenti i shërbimit sekret shqiptar, i njohur për lidhjet e tij të afërta edhe me pushtetin e Edi Ramës. McGonigal ka qenë personi kyç të cilin Edi Rama e ka përdorur, nën petkun e agjentit të lartë të FBI-së, për sulmet e tij ndaj kundërshtarëve politikë në Shqipëri.