Ilir Meta:11 Maji dita e triumfit të Lezhës, fitorja e Viktor Tushës dhe çlirimi nga banditët e pushtetit

Në një postim në Facebook, Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta shpalli një mesazh të fuqishëm për qytetarët e Lezhës, duke i falënderuar ata për besimin dhe mbështetjen e pafundme që treguan gjatë një mbledhjeje masive në shesh.

Sipas tij, Lezha ka marrë një vendim të madh për të ndryshuar të ardhmen e qytetit dhe të Shqipërisë, duke lidhur “besa e madhe për Shqipërinë madhështore.”

NOA

Në këtë moment historik, Presidenti vlerësoi fushatën e jashtëzakonshme të Viktor Tushës, përfaqësuesit të komunitetit lezhjan, i cili ka sjellë një dimension të ri në fitoren e opozitës dhe ka bërë një hap të rëndësishëm për çlirimin e qytetit nga strukturat e korrupsionit.

Në këtë postim, ai nënvizon se 11 maji do të jetë një ditë triumfi për Lezhën dhe Shqipërinë, një fitore që do të çlirojë qytetin nga “banditët dhe plaçkitësit” që e kanë keqtrajtua gjatë këtyre viteve.

Postimi i plotë:

Sonte me bekimin e mijëra e mijëra qytetarëve në shesh, Lezha lidhi besën e madhe për Shqipërinë madhështore.

Lezha me histori, tradita, natyrë të mrekullueshme dhe gjithçka, sonte mori vendimin e madh të ndryshimit dhe vulosi fitoren historike.

Viktor Tusha, ky përfaqësues i shkëlqyer i komunitetit lezhjan,  me fushatën e tij të jashtëzakonshme, i ka dhënë fitores një dimension të ri.

Me vlerat e tij aq të spikatura intelektuale, administruese dhe qytetare, Viktori është pa asnjë diskutim një vlerë e madhe e shtuar e kësaj fushate të paparë të opozitës.

Në 11 maj, Lezha do të triumfojë me fitoren e saj dhe do të çlirohet një herë e përgjithmonë nga banditët dhe plaçkitësit e narkoqeverisë, që e kanë trajtuar atë si plaçkë tregu.

Fitore Aleancës për Shqipërinë Madhështore, fitore absolute Viktor Tushës, mikut, qëndrestarit  dhe bashkëluftëtarit tim për më shumë se dy dekada.