Në kuadër të Ditës së Evropës, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë dhe partnerët evropianë, duke theksuar lidhjet e thella të Shqipërisë me kontinentin evropian.
Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit u shpreh se Shqipëria i përket Evropës jo vetëm nga pikëpamja gjeografike, por edhe shpirtërore, duke ndarë me të vlerat themelore të paqes, solidaritetit dhe unitetit.
Mesazhi i plotë:
Sot ne festojmë ditën e Evropës, të cilës i përkasim gjeografikisht e shpirtërisht dhe me të cilën ndajmë të njëjtat vlera të paqes, solidaritetit dhe unitetit.
Integrimi ynë në Evropën e Bashkuar është i sigurt dhe i pakthyeshëm.




















