Sali Berisha: “Do ta shpëtojmë Shqipërinë nga kthetrat e Edi Ramës”

496
Ish-kreu i PD: Beteja jonë, do të ndalet vetëm në realizimin e qëllimit që ka: Votën e lirë! 
Jemi shumë të fortë së bashku për një kauzë të drejtë, këta burra dhe gra nuk vijnë këtu për karrige, vijnë për misionin e lirisë, për votën e lirë. Nuk ka mision më të rëndësishëm në një shoqëri. 
Ditën e djeshme, ish-kreu i PD dhe ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur nga çadra e protestës së opozitës, me tone të ashpra, ndaj qëndrimit që po mbanë kreu i qeverisë dhe i “Rilindjes”, Edi Rama, lidhur me reformën zgjedhore dhe pengesën e kësaj reforme që sipas Berishës, rrezikon zgjedhjet e lira e të ndershme në Shqipëri. Ja mesazhi i tij i plotë: “Çdo ditë e më e madhe bëhet mbështetja për përpjekjen tonë, për revolucionin dhe u garantoj dhe i them Edvin Kristaq drogës se ky është vetëm fillimi. Nuk ke parë gjë akoma, është vetëm fillimi. Mbaje mend mirë, je i pashpresë. Ky është një mision miqtë e mi, një mision i madh. Në këtë mision ne kemi vështirësitë tona, ka dhe një agresion ndaj nesh, jo vetëm nga siçilistët, por nga mafiozët e mbarë botës. Nuk janë me ne, janë me drogën, krimin, marijuanën, por ne jemi shumë më të fortë së pari, se ne mbrojmë një kauzë të drejtë. Para atyre mijërave e mijëra qytetarëve shqiptarë që kërkojnë 21 ditë në protestën e 24-orëve më të gjatë të popullit, vërshuan nga katër anët e vendit, nga çdo qytet dhe erdhën këtu, erdhën këtu në misionin e tyre të madh. Erdhën këtu për të prekur token, për t’u frymëzuar, për të marrë forca. Në 21 ditë ju të rinj e të reja, burrat dhe gratë e çadrës së lirisë, jeni shndërruar në burim frymëzimi për shqiptarët. Revolucioni demokratik, revolucioni civil do ndalet vetëm në realizimin e qëllimit të tij: votën e lirë! Ky është një mision miqtë e mi. Jemi shumë të fortë së bashku për një kauzë të drejtë. Këta burra dhe gra nuk vijnë këtu për karrige, vijnë për misionin e lirisë, për votën e lirë. Nuk ka mision më të rëndësishëm në një shoqëri. Ne kemi gjithashtu një armë të fortë, një armë të tmerrshme për kundërshtarët tanë, që pas lutjes tek Zoti, është thirrja e dytë e çdo shqiptari: Ne do të vazhdojmë luftën drejt fitores, mbaje mend Edi Rama”.
Sigal