Jonufri ose requem për aksionet e rinisë

1140
Sigal

Nga
Gëzim LLOJDIA

1. Kohët e perënduara kur rinia shqiptare gjendej nëpër tarracime të njohura si: “kohë aksionesh”, sot njohin kuptime të ndryshme. Për ata, që i kanë njohur sot ajo kohë është si të kujtosh trëndafilat e drurëve të harruar. Për një pjesë tjetër kujtimet, janë mugulluar. Kohët e aksioneve të rinisë janë kryer në këto vise për shumë vite si dhe të në të gjitha stinët që ka viti, në zheg e nëpër akullime. Një ndër aksionet më të mëdha të rinisë në jug kryesisht në bregdetin e Vlorës është Jonufra. Kujtimi i saj sot gjendet nëpër filma të vjetruar të ish-kinostudios shqiptare.

2. Jonufri sot nuk ka ruajtur asgjë nga kohet e shkuara. Dëshmitë janë si shiritat e filmave të prerë, të gjymtuar ose gjysmë tarracime, gjysmë kodrash të prera e të harkuara. Brezarët që ndërtoi, rinia puna këtu filloi në vitin 1969, kanë humbur kuptimin e tyre. Nëse nuk je në dijeni se këtu tokat u shpyllëzuan nga rinia dhe aksionet vullnetare të saj, atëherë ishin kuptimplotë, atëherë do të vëresh një bukuri që ka vendi i sajdisur, dikur por i shkatërruar nga ndërtimet sot. Ata që i kanë parë brezaret e rinisë tregojnë, se entuziazmi i rinisë, zgjimi herët, ngrënia e mëngjesit dhe kënga që shoqëronte aksionistët ishte një lloj energjie që vërshonte nga agu deri në zbritje e në përskuqje të diellit. Sot thua ç’paskan hequr e lodhur, për një sakrificë të kotë. Këto vise edhe këtu në Jonufër të veshur në bar e në lule edhe në gjethe, në fletë, sepse siç thotë Naimi, bukuri e Perëndisë ka dal’ e duket në jetë….Sëpata, që u ra përsipër drurëve të mbjellë në këtë këto masive të gjelbra ishte; pikë së pari si të vëreje: Qarje drurësh. Rënkime lëndësh. Rruzuj lotësh. Të përhershme ngjarje me qarje kolektive. Elipse rrathësh, agojnë shenja fjalësh. E gjithë kjo ndërmarrje masive gjelbërore u kosit, ndonëse sakrifica e mijërave të rinjve shkoi dëm. Tronditja e parë është, se pemët e mbjella aso kohe janë zhdukur nga sëpata. Duhmës së urrejtjes do t’i përshtatej fraza: Të mbetej pema dhe të zihej me gurë sistemi zuzar. 

2. Kapanonet e aksionistëve të dikurshëm sot kanë mbetur fjalë në erë. Sinori i saj, pra kufiri ku zinte fill dhe ku ndërpritej e zhdukej nuk gjendet. Është i kuptueshëm sot ndërtimi i strukturave hoteleri e restorante plazhesh, të cilat nga udha që zbret të lënë përshtypjen e një fshati që gjithçka e ka në gjysmë. Gjysmë hotele, restorantesh, përzierje që s’e merre vesh “qeni të zonë” ku është streha e pushuesit, restoranti i gatimit se përtej dihet që është deti i kristaltë. Ca vite më parë kisha dëshirë të shikoja Safa Ymerin e filmit, “Malet me blerim mbuluar”, që në të vërtetë e quaja emër të krijuar, por në fakt ishte personazh real, por që filmi kishte marrë vetëm emrin e tij.

4. Është një vend që i ka mbetur emërtimi:”Aksionistja”. Aksionistja nuk është gjë tjetër, përveçse një kodër ku ende sot pa e ditur kush është lapidari i aksionistes. Pavarësisht qëllimit, është një vepër e realizuar bukur me mozaik. Masivi i betonit tregon një aksioniste fytyrë bukur që ka në qafë shallin e aksionit dhe në krahë mban një kazmë ku është i kuptueshëm politizimi veprës për kohën e ndërtimit dhe motivin e saj. Rreth ndërtimit të kësaj vepre duhet t’i thërrasim kujtesës, gjë që s’të bindet kështu menjëherë. Prandaj kërkojmë qëtë na vijë në ndihme shtypi i kohës. Më 23 të marsit 1977 këtu ka ardhur E.Hoxha dhe sikundër në Lukovë edhe këtu në pikën më dominante ngrihej një përmendore për të përjetësuar punën e rinisë. 1300 ishin punëtorët të inkuadruar në sektorin e Jonufrës NB Rinia Vlorë. Në vitin 1969 u mbollën agrumet. Në këtë aksion kombëtar, siç quhej ahere, kanë punuar me mijëra të rinj dhe të reja vullnetarisht, të cilët shkonin me detyrim për një muaj. Në fakt puna e tyre në aksionet kombëtare nuk paguhej.

5. Disa të dhëna historike: Dr Moikom Zeqo, arkeolog, historian i mirëfilltë i kësaj sfere për këtë rast duke analizuar vend-ardhjen e piktorit Onufër shkruan për të cilin shkruan se emri i tij lidhet me: “masivin kodrinor të bregdetit në jug të Vlorës si dhe me emrin e një monumenti kulti në Kaninë. Në Gjirin e Vlorës shkruan ai, është qyteti arkeologjik i Orikumit themeluar sipas mitit nga princër eubeas pas rënies së Trojës. Më e pabesueshme është, se në kohën mesjetare të kryqëzatave, Orikumi quhet me emrin e qytetit biblik Jerikos (muret e këtij qyteti u rrëzuan me tingujt e burive). Ky vendbanim mund të ketë qenë edhe ndonjë skelë detare, ngase të dhënat flasin se në këtë gji detar prej kohëve të lashta deri më sot gjenden mbi 13 anije të mbytura. Dhe një numër prej tyre mund të kenë qenë të vendasve, që kanë jetuar në këtë territor…” Onufri, ndërtoi dy kisha në Jonufër, në njërën prej të cilave ai grumbulloi 9 piktorë të vegjël, të cilët, si nxënës të tij prodhonin ikona dhe mësonin në fushën e pikturës murale.