Sofokli Thomai:Si u shkrua kënga për Qemal Stafën, një orë pas ekzekutimit të heroit nga fashistët

836
Sigal

Rrëfimet e një ish- debatikasi, veterani 80 -vjeçar, Sofokli Thomai: “Gaqo Trola, me “Elegjinë për Qemal Stafën” frymëzoi gjithë epopenë e LANÇ”

Sofokli Thomai është nga të paktët ish -“Debatik”-as, që janë ende gjallë sot. Lindur në vitin 1933, ai ishte nëntë vjeç kur bashkë me shokët e tij në Tiranë përjetoi dhimbjen e vrasjes së “Heroit të Popullit” Qemal Stafa, më 5 maj 1942. Grupi i vogël i Debatikasve, që atëherë angazhohej me shpërndarjen dhe hedhjen e trakteve në fshehtësi në rrugicat e Tiranës, ashtu si gjithë pjesa tjetër e shqiptarëve, të cilët kishin zgjedhur rrugën e luftës për çlirim nga pushtuesit nazifashistë, ka fiksuar gjithë detajet e vrasjes së Heroit nga fashistët. Ky detaj, është rrëfyer kushedi sa herë deri më sot në media, por fakti që Debatikasit, të cilët ende rrojnë, kanë mbetur fare pak, e bën edhe më imediate detyrën për t’ju referuar në vijimësi memories së tyre brilante. Se e vërteta është që në rrëfimet e tyre, aty-këtu, ka momente ende të pazbardhura, nga koha e luftës, ç’ka i bën mjaft tërheqëse tregimet e tyre. Një i tillë është edhe rrëfimi i “Debatikasit” Sofokli Thomai, tani veteran 80- vjeçar.

 Cili është momenti më i vështirë që mban mend si “Debatikas”?

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf