Kenia njohu Pavarësinë e Kosovës, Presidenti Begaj: I gëzuar, falenderoj mikun tim Rutto për këtë vendim të shumëpritur nga shqiptarët

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përgëzoi sot Republikën e Kosovës për njohjen si shtet të pavarur e sovran nga Republika e Kenias.

Gjithashtu kreu i shtetit, me anë të një postimi në rrjetin social X, falenderoi homolugun e tij William Rutto, për marrjen e këtij vendimi “të drejtë e të duhur”.

NOA

I gëzuar që Kenia njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës sot. I përcjell falenderimet e mia më të përzemërta mikut tim William Rutto për këtë vendim të pritur me gëzim nga shqiptarët”, shkruan presidenti në llogarinë e tij të rrjetit social.

Kenia në Afrikë u bë shteti i 118-të në botë që njohu Pavarësinë e Kosovës. Lajmin e zyrtarizoi politikani Behgjet Pacolli, i cili falënderoi krerët e shtetit shqiptar për ndihmën. Ky vendim vjen 4 vite pasi Izraeli u bë shteti i fundit që e njohu Kosovën.

Postimi i presidentit Begaj në llogarinë e tij, në rrjetin social X