Deputeti shqiptar këndon himnin kombëtar në Kuvendin e Maqedonisë, pastaj plas dhuna

580
Pas zgjedhjes së Talat Xhaferit nga radhët e BDI si kreu i Kuvendit të Maqedonisë kanë nisur tensionet në sallë mes deputetëve. Deputeti i LSDM Oliver Spasovski kërkoi që shumica e re të ngrihet në këmbë për të marrë në dorë institucionin, ndërsa Krste Mukovski nga radhët e VMRO-DPMNE papritur filloi të këndojë himnin e Maqedonisë, gjë që bëri të ngrihen në këmbë të gjithë deputetët.
Por, pas kësaj ka reaguar deputeti shqiptar nga partia BESA Zeqirja Ibrahmi, i cili ka bërë të njëjtin gjë duke kënduar himnin kombëtar shqiptar. Zeqirja Ibrahimi tha se nëse u thye rregullorja për ndërhyrje procedurale duke u kënduar himni i Maqedonisë edhe ai do këndojë himnin shqiptar.

“Më vjen keq që në fund e thyet rregulloren dhe tejkaluat kohën që rregullorja parashikon për ndërhyrje procedurale duke e shfrytëzuar për të kënduar himnin. Nëse u lejua të këndohet himni maqedonas atëherë edhe unë do të këndojë himnin shqiptar”- ka thënë ai.
Sigal