Gjithmonë jam magjepsur pas tij,
që para se ta zbuloj dalngadalë,
e kam puthur e përgëdhelur me dashuri
i mahnitur si pas një perle të rrallë.
Më ka lënë pa frymë,më ka lënë pa fjalë.
Gjithmonë kam dashur të më dëgjojë
duke harruar të të flisja edhe Ty.
Ndieja përpëlitjen e fjalëve në gojë
para një misteri pa veshë dhe pa sy.
pupurrizat e tij më shfaqeshin si yj.
Gjithmonë e kam parë si imazhin tend,
tek epej e krenojej aq ëmbëlsisht,
e brenda tij fshihej një mal me këngë,
e fryma ime i mbante iso lumturisht.
me buzët e thara mbi cipën e brisht.
Sa herë është xhelozuar trupi yt i bukur;
me përkushtimin tim pas atij gjiri
përpëliteshe, si pas flakës një flutur
e tendoseshe si në ekstazë harakiri.
derisa…lëshohesha me uri muhaxhiri…






















