A e dinë këta, që me këtë rast, kemi ca vëzhgues nga OSBE/ODIHR. Filimisht, duhet ta kishin mësuar se raporti i tyre për ditën e zgjedhjeve tregon për shantazhe, presione, blerje votash, intimidime, dhunë psikologjike nga një makineri gjigante elektorale të socialistëve. E dini ju se këtu nuk bëhen zgjedhje të lira, të drejta as të barabarta? Gjithçka bëhet në shkelje të ligjeve, me frikësime, legalizime dhe hipotekime si dhurata në këmbim të votave.
Ndryshimi dhe krahasimi midis të dyve qëndron se Putini po lufton një shtet tjetër sovran krejt padrejtësisht, ndersa ky yni po sillet si pushtues në vendin e vet, duke përdorur të gjitha mënyrat që t’i dëbojë njerëzit nga vendi me politikat dhe marifetet që përdor. Mund të thoni se krahasimi çalon pak, por kjo është në natyrën e krahasimeve. Ish presidenti i III- të i SHBA – së, Thomas Xheferson, ka thënë se “ka edhe fitore të turpshme”. Dhe mendoj se një fitore si kjo e meriton plotësisht këtë emër dhe se nuk duhej përshëndetur as uruar, pasi është edhe kriminale. Ndaj e them me bindje se më bëri përshtypje të jashtëzakonshme ngutja e disa krerëve të shteteve europiane për të uruar “fitoren” publishitare të kreut të rilindjes shqiptare duke filluar nga kryeminstrja italiane, Meloni e të tjerë me radhë deri në Francë, Angli e përtej. Duket sikur këta nuk dinë asgjë për Shqipërinë apo duan që ky popull të zhduket nga trojet e veta? Ndersa për popullin nuk ju intereson fare çfarë po ndodh. A e dinë këta, që me këtë rast, kemi ca vëzhgues nga OSBE/ODIHR dhe shumë vende të tjera dhe se çfarë kanë thënë deri tani për fushatën parazgjedhore dhe ditën e votimit, pa përmendur etapën e numrimit të votave, sepse ajo vazhdon dhe do të ketë një raport tjetër më të detajuar dhe me shumë probleme. Të presim e të shohim.
Filimisht, duhet ta kishin mësuar se raporti i tyre për ditën e zgjedhjeve tregon për shantazhe, presione, blerje votash, intimidime, dhunë psikologjike nga një makineri gjigante elektorale të socialistëve. E dini ju se këtu nuk bëhen zgjedhje të lira, të drejta as të barabarta? Gjithçka bëhet në shkelje të ligjeve, me frikësime, legalizime dhe hipotekime si dhurata në këmbim të votave. Dosja 184 duket qesharake në krahasim me ato që kanë ndodhur në këto zgjedhje. E dinë këta se opozita dhe drejtuesit e tyre janë luftuar njësoj sipas modelit të Putinit dhe Erdoganit? Dhe, me demek, duam t’i bashkohemi Europës.
Por le të vemë në dukje çfarë thanë vëzhguesit nderkombëtarë për aq sa mundën të shohin e të kuptojnë. Në raportin e tyre theksohet se zgjedhjet u zhvilluan në kushte të pabarabarta, se u përdorën burimet shtetërore, nuk u respektuan procedurat, se ishte klimë e polarizuar, me presione ndaj zgjedhësve, sidomos tek administrata. Nuk pati besim midis palëve, u panë kontrolle të fshehta e survijime mbi votuesit nga persona të paautorizuar. U përdor gjuhë fyese e denigruese gjatë fushatës. Ishte gjuhë e pistë, offensive, e fëlliqur, banale, brutale me adoleshentë, gra e vajza. Mitingjet ishin poshtruese e diskriminizuese duke përdorur fjalët: burra çyrykë, autikë, dhe ftesë rinisë për të parë në gooogle hallatet e “fituesit”. Gjithçka në shkelje të etikës dhe të ligjeve. Në lidhje me këto, psikoanalisti, Zigmund Frojd ka thënë : “Treguesi i parë i idiotësisë është mungesa e plotë e turpit.”
Prokuroria dhe SPAK nuk paten rol të dukshëm. Standardet për zgjedhje normale ishin larg asaj që e kërkon ligji. Dhe se e gjithë kjo batërdi rrezikon rrugën drejt BE – së. Pra, me këto palo zgjedhje nuk futemi në BE, edhe pse ky ishte i vetmi premtim që na bëri “fituesi”, duke na tundur pasaportën europiane. Disa gazetarë dhe opinionistë e kanë quajtur, me të drejtë,” terrorizëm elektoral.” Zgjedhje ishin shumë të ngjashme me ato të viteve të para, pas çlirimit. Në ditën e zgjedhjeve nuk munguan as sulmet verbale dhe konfrontimet fizike ndaj gazetarëve, siç ndodhi me znj. Ambrozia Meta. Ky është sulm ndaj demokracisë. Thuhet se vota u ble me 100 – 500 euro. Kjo u pasqyrua edhe tek shvlerësimi i euros dhe dollarit. Pensionistët u shpërblyen me nga 100 euro para votimeve për t’u blerë votat. Vetëm dy ditë para zgjedhjeve u falën të gjitha gjobat e qytetarëve për 10 vitet e kaluara,(2015 – 2025), në kundershtim me ligjin. U kuptua fare mirë se votat e diasporës, në shumë raste, janë poltësuar nga një dorë, që do të thotë se janë patronazhistët që janë kujdesur sipas porosive të PS – së. Për të arritur këtë derexhe, thuhet se u përdoren ambulancat për të blerë vota që të mos kuptohej kjo hile. Në anën tjetër, u është kërkuar zyrëtarëve të sigurojnë nga 5 vota secili përmes të afërmëve që jetojnë jashtë vendit, ose të lënë punën. Pra, administrate u përfshi në fushatë me lista dhe apel, duke udhëtuar nga një qytet në tjetrin me detyrim. E njëjta gjë ndodhi me punonjësit e OSHEE – së, tatimet etj. Keqpërdorimi i burimeve publike, tenderat, asfalti ditët e fundit dhe ditën e zgjedhjeve, shtimi i punonjësve me kontrata të përkohshme, edhe pse kemi një administratë të trefishuar, që shërben, thjeshtë, dhe vetëm për vota. Edhe mediat janë të blera. Ato bëjnë propagandë kundër opozitës, në vend që të ndodh e kundërta.
Nder plagët më të mëdha që po përjeton komb ynë është shpopullimi si shkak i politikave armiqësore që ndjek qeveria, duke instaluar luftën e klasave, ushqyer korrupsionin, përçarjen, konfliktualitetin dhe varfërinë, pa harruar mungesën e meritokracisë dhe para së gjithash, votimet pa mundësi zgjedhje. Kjo duhej parë mirë nga çdo njeri që nuk ndihet çyryk, autik, pa brekë, Noc Rrok, etj. E pse jo edhe nga nderkombëtarët, kur dihet se në shtetet e tyre zgjedhjet nuk fitohen me 3/5 – tat. Atje nuk rrinë në pushtet nga 20 vjet, siç e ka planifikuar ky shoku ynë i madh, që nuk ikën gjallë pa na rrasë në BE me zor dhe pa merita. Dhe mos harroni se 2030 – ta është 1 vit pas mbarimit të mandatit të katërt të rilindasit më të madh që ka nxjerrë llumi i bashkuar i kombit, në vitin 2013. “Rilindja” po shkon drejt fitoreve me 99.99% në votimet e ardhshme, sipas modelit enverist. Urimi nga nderkombëtarët, herën tjetër, do të jetë me dekorime dhe dhurata. Çmenduria do të arrijë aty ku nuk mban më dhe do të jetë më e përhapur e gjithëpërfshirëse.
Nder plagët më të mëdha që po përjeton komb ynë është shpopullimi si shkak i politikave armiqësore që ndjek qeveria, duke instaluar luftën e klasave, ushqyer korrupsionin, përçarjen, konfliktualitetin dhe varfërinë, pa harruar mungesën e meritokracisë dhe para së gjithash, votimet pa mundësi zgjedhje. Kjo duhej parë mirë nga çdo njeri që nuk ndihet çyryk, autik, pa brekë, Noc Rrok, etj. E pse jo edhe nga nderkombëtarët, kur dihet se në shtetet e tyre zgjedhjet nuk fitohen me 3/5 – tat. Atje nuk rrinë në pushtet nga 20 vjet, siç e ka planifikuar ky shoku ynë i madh, që nuk ikën gjallë pa na rrasë në BE me zor dhe pa merita.

Shikoni se si të burgosurit votojnë PS – në me shumicë!? Kemi fletë votimi me ngjyra të ndryshme. Treni bullgar u përdor me sukses në këto votime dhe pati rezultatin që urojnë nderkombëtarët. “Ky regjim bie erë enverizëm”, thotë shkrimtari Kim Mehmeti. Dhe se pas kësaj vakie, çdokush, përveç Mamicës dhe një pakice, e ndien veten të përkohshëm në këtë vend, sepse autokracia, pykat, bandat kriminale, bashkë me partinë 84 vjeçare, që ka ndërruar vetëm emrin disa herë, siç bën çdo kriminel për t’i shpëtuar drejtësisë, nuk krijojnë mundësi jetese.
E dinë nderkombëtarët se këtu janë vjedhur fondet që na ka dhënë BE – ja? E dinë këta se prijësi ynë i madh ka thënë me zë e figurë, publikisht, në TV se unë largohem nga pushteti, vetëm kur të dua unë. Pra, kjo nuk ka lidhje me votat, as me popullin. Duket se ka lidhje vetëm me bandat, mafien dhe krimin e organizuar. Por, dihet, siç thotë Z. Aurel Plasari, se “as Enveri nuk ka guxuar ta thonë këtë asnjëherë”. Dhe ju e uroni për një fitore si kjo. Dhe se kjo ndodh , kur ka kapur të gjitha pushtetet, siç ka ndodhur me të vërtetë. Dhe njerëzit vazhdojnë të largohen më keq se në kohën e pushtimit turk.
Këtu skandalet nuk kanë pasur të sosur. Ato filluan me kriminelët që u graduan me pushtet deri në majat e qeverisë në vitin 2013 dhe se nuk ishin pak, por ¼ e parlamentit, shumë kryebashkiakë, zyrtarë të çdo rangu dhe me mbjedhjen e drogës cep më cep të Shqipërisë. Pastaj skandalet u shtuan me tendera sekret, me PPP, sterilizime e check – up-e korruptive. Dhe arriti kulmin me inceneratorët, asfaltimet me tre – katërfishin e çmimit e mijëra të tjera, por nderkombëtarët i mbyllën sytë dhe na thanë se reformat i keni bërë bukur. Për këto, meritonim vetëm lavdërime e dekorime. Në veçanti për reformën në drejtësi të bërë nga Sorosi ose nga një fondacion, siç thotë ndonjë i ditur dhe i drejtë i këtij vendi. Nuk e dinë nderkombëtarët se gjysma e qeverisë është në burg ose në arrati dhe gjysma tjetër të akuzuar? Nuk ju bën përshtypje fare nderkombëtarëve që pas qindra dështimeve, skandaleve e krimeve të këtij narkopushteti gjatë 12 viteve rilindasi fituakan edhe një mandat tjetër? E besoni ju se ka diçka normale këtu? Një “fitore” si kjo është vrastare për demokracinë. Si perfundim, ka ikur shpresa për të qënë vend normal. Zgjedhjet bëhen për të afruar zgjidhje, por ne e humbëm këtë shans.
Duke u nisur nga sa thamë më lart, duhen nxjerrë mësime që të mos i japim pushtet një njeriu që e kërkon me çdo mënyrë e mjet makiavelik apo arrivist, sepse eksperienca na tregon që tipa të tillë shkelin mbi çdo ligj, marrin popullin nepër këmbë, shpërfillin, poshtrojnë, injorojnë e tallin njerëzit e ndershëm, të drejtë e të ditur që më vonë, kjo të bëhet standard jetese e normalitet.