Thellohet bilanci i vikti.mave, rojet bregdetare gjejnë 41 trupa të pajetë në Tunizi

107
Sigal

Thellohet bilanci i viktimave si pasojë e mbytjes së një anije në ujërat e Tunizisë. Një zyrtar i gardës Kombëtare ka njoftuar se rojet bregdetare kanë nxjerrë 41 trupa nga ujërat e Tunizisë.

Trupat ishin në një gjendje të dekompozuar, gjë që dëshmon se ata kishin qenë në ujë për disa ditë, shkruan Reuters.

Numri i varkave që transportonin emigrantë, shumica nga Afrika Sub-Sahariane, Siria dhe Sudani që përpiqeshin të arrinin në Itali nga Tunizia janë rritur ndjeshëm muajt e fundit.