Ishte në proces divorci, i riu në Fier bën për spital avokatin, shpallet në kërkim (EMRAT)

85
Sigal

Një avokat në Fier ka rënë pre e dhunës sot nga një i ri që ishte në proces divorci. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e zyrës së avokatit pranë mjediseve të gjykatës së Fierit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Daniel Shkrela ka dhunuar Ergys Selmanin. Debati ka qenë i ashpër në brendësi të zyrës, duke përfunduar në dhunimin e Selmanit. Policia ka shkuar në vendngjarje ndërsa mësohet se është identifikuar autori i plagosjes dhe është shpallur në kërkim.

Nga ekspertet po merren kamerat e sigurisë, ndërsa avokati është shoqëruar për ndihmë mjekësorë në mjediset e spitalit të Fierit.

“Rreth orës 15:40, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, shtetasi D. Sh., 34 vjeç, banues në Fier, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në zyrën e tij, shtetasin E. S., 50 vjeç, me detyrë avokat”, njofton policia.