Një 55-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi është konstatuar se shkaktoi një aksident.
G. S., 55 vjeç, banues në Tiranë rezulton se gjatë aksidentit ka qenë në gjendje të dehur.
Si pasojë e aksidentit fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por dëme të konsiderueshme materiale.
Njoftimi i Policisë:
-G. S., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me dy automjete, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale;