“Kush voton opozitën t’i harrojë fondet”, Musai komenton deklaratat e Ramës: Përçarëse dhe anti-kombëtare!

108
Sigal

Ëngjëll Musai, drejtor i gazetës “Telegraf” në studion e Faxnews ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, që iu bëri thirrje demokratëve që të mos votojnë për koalicionin “Bashkë Fitojmë” teksa kërcënoi me ndërprerje fondesh nga ana e qeverisë, për të gjitha Bashkitë që në 14 Maj do të vendosin që të zgjedhin për drejtues të tyre përfaqësuesit e opozitës.

Sipas Musait kjo deklaratë e Ramës është e rëndë dhe përcarëse.

Për gazetaren Xhilda Kondi, Musai tha se ishte një gabim fatal dhe kjo ndodh pasi në Shqipëri nuk ka shtet dhe drejtësi.

Musai: Kryeministri ka bërë një deklaratë të rëndë dhe përcarëse dhe anti-kombëtare.

Do thoja më mirë një veshgjatë se sa një kriminel , se sa një trafikant droge, më mirë një veshgjatë se sa një njëri që ka përdhunuar gra, ka trafikuar femra. Ne i kemi pasur keto ministra, deputet , kryetar bashkie.

Është një gabim fatal se askush nuk ka të drejtë ti thotë mos ik në votime, mos votoni ju për këtë, që ne nuk do iu japim fonde publike.

Ky është gabim fatal, se nuk ka shtet, nuk ka drejtësi këtu. Drejtësia është ajo që i vë kapakun gjithckaje. Që po shkele ligjin do përballesh me ndëshkime.

Ne jemi në një diktaturë, ku kemi kaluar një diktaturë komuniste, tani jemi në një diktaturë të dytë.