Rrëzohet helikopteri ushtarak në Turqi, 9 të vdekur dhe 4 të plagosur nga ngjarja tragjike

168
Sigal

Një helikopter ushtarak është rrëzuar në Turqi, më konkretisht në provincën Bingι?l, në Anadoll.

Sipas mediave turke, të paktën nëntë persona që ndodheshin në bordin e helikopterit humbën jetën, ndërsa katër të tjerë mbetën të plagosur.

Përmes një deklarate, Ministria e Mbrojtjes turke, bën me dije se helikopteri AS532 Cougar, i cili u ngrit nga Bingι?l në orën 13:55, sipas asaj lokale, u përplas gjatë rrugës për në rajonin Tatvan, në qytetin e Bitlis.

Sapo mësuan për ngjarjen, pati një mobilizim intensiv nga ekipet e shpëtimit, të cilët shkuan me shpejtësi për në vendin e ngjarjes.