Rezoluta e PE për Shqipërinë, Presidenti Meta: S’ka negociata për zgjedhje të lira e të ndershme. Shqiptarët të mbrojnë votën e lirë me çdo çmim!

183
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përshëndetur Projekt-Rezolutën për Shqipërinë, që u miratua këtë të enjte në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian.

Kreu i Shtetit, përmes një statusi në “Facebook”, falenderoi dy grupet e mëdha politike, që ofruan mbështetjen e tyre për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Ndër të tjera, presidenti Meta bëi thirrje shqiptarëve, që të mbrojnë me çdo çmim votën e lirë dhe të ndershme.

Postimi i plotë i presidentit:

Përshëndes Projekt-Rezolutën për Shqipërinë, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.

I falënderoj të dy grupet e mëdha politike për mbështetjen e qartë të së ardhmes europiane të Shqipërisë, që kalon vetëm përmes përmbushjes së plotë të kushteve.

Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira dhe të ndershme!

Nuk ka përparim pa u dënuar autorët e krimeve zgjedhore të dosjeve 339 dhe 184!

Askush nuk do të amnistohet!

Votën e lirë të 25 prillit, shqiptarët do ta mbrojnë me çdo çmim dhe nuk do të kursehen ndaj askujt, që do të guxojë të tjetërsojë vullnetin plebishitar.