Ndahet nga jeta gruaja më e vjetër në Itali

131
Sigal

Ka vdekur “gjyshja e Italisë.” Angela Toraboschi ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e saj në via Coghetti Bergamo.

Ajo kishte mbushur 112 vjeç më 19 prill dhe ishte gruaja më e vjetër në Itali.

Një vendase nga Oltre il Colle, Bergamo, një amvisë e përjetshme dhe një fanse e Atalantës, çdo vit dëshironte që ta kalonte verën në vendin e origjinës.

Ajo la katër fëmijë, Toberto, Maria, Luciano dhe Puero, të gjithë të moshës 70-85 vjeç.

Për ditëlindjen e saj të 112-të, “gjyshja e Italisë” kishte marrë urime nga Presidenti i Rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana.