E rëndë, një burrë vetëvritet me armën e gjahut në Divjakë (EMRI)

126
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së hënës në fshatin Gradishtë të Divjakës.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se një 66-vjeçari i identifikuar si Andrea Çuni është vetëvrarë me armë gjahu. Ende nuk dihen rrethanat që e çuan të moshuarin drejt vetëflijimit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Divjakë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 14:20, në fshatin Gradishtë, Divjakë, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu në banesë, shtetasi A. Ç., 66 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.