Zhduken dy gra në Pogradec dhe në Elbasan

137
Sigal

Një 28 vjeçare banorë e fshatit Çerravë është denoncuar e zhdukur në Pogradec.

Denoncimi është bërë të dielën në Policinë lokale nga nëna 54 vjeçare të resë.

Në dëshminë e saj, ajo ka thënë se vajza është larguar nga banesa më datë 25 Prill dhe nuk është kthyer më.

Ndërkohë në Elbasan është zhdukur 37 vjeçare, ndërsa rasti është denoncuar nga e motra.

Denoncimi për rastin është bërë nga motra e saj.Policia e Pogradecit dhe Elbasanit thonë se kanë nisur kërkimet për të zbuluar çfarë ka ndodhur me dy gratë e zhdukura.