Ish-gazetarja e BBC-së gjendet e varur në tualetin e aeroportit të Stambollit

524
Tragjedi në Turqi, pasi ish-­gazetarja e cila cilësohej si “e guximshme”, është gjetur e varur në tualetet e aeroportit. Mungesa e saj u vu re teksa miqtë dhe kolegët e saj e prisnin të niseshin për në Irak. 50-­vjeçarja u gjet e varur në tualetin e një dhome fjetjeje të vogël. Sipas aeroportit turk ajo ishte vrarë, duke thënë se ajo është “e pamundur” që ajo të ketë bërë vetëvrasje.

Jacky Sutton, kishte udhëtuar nga Londra në aeroportin Ataturk të Stambollit, por mësohet se ka thënë se s’mund ta përfundonte udhëtimin për në Erbil, Irak. Ajo pastaj u shfaq në gjendje të stresuar kur iu tha nga stafi i kompanisë ajrore se ajo do të duhej të blinte një biletë të re dhe u gjet më vonë në tualete nga tre pasagjerë rusë, sipas medias vendase.
Vdekja e saj vjen vetëm pesë muaj pasi paraardhësi i saj në organizatë u vra në një sulm me makinë bombë në Bagdad. Ajo ka mbajtur poste të ndryshme gjatë viteve në organizatat humanitare dhe Kombet e Bashkuara, si dhe ka punuar si producentë për BBC, sipas profilit të saj në LinkedIn.
Sigal