S’ka qetësi për Greqinë/ Dy tërmete njëri pas tjetrit trondisin vendin

174
Sigal

Dy tërmete janë regjistruar sërish në Greqi. Mediat vendase raportojnë se lëkundjet u ndjenë një minutë njëri pas tjetrit. Konkretisht në orën 19:03 një tërmet me madhësi 3.8 goditi zonën e Nisyros.

Më pas, një minutë më vonë u regjistrua një tjetër tërmet me madhësi 4.1 ballë i shkallës Rihter. Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz dhe në ato materiale.

Sipas ekzaminimit paraprak nga Instituti Gjeodinamik i Athinës, tërmeti me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter u përqëndrua në zonën detare, 17 km në jugperëndim të Nisyros, me një thellësi fokale prej 18 km.