MSA-Zhbogar: Kosova të krijojë ekonomi stabile dhe prodhues konkurrentë për BE-në

451
Udhëheqës i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesi i Posaçëm të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, sot në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit Kosoves ka uruar për ratifikimin e MSA-së. Ai ka shprehur kënaqësinë se që nga dje Kosova ka raporte shumë më të afërta dhe cilësore me BE-në, duke krijuar për herë të parë marrëdhënie kontraktuale të ndërsjella.

Zhbogar ka theksuar se MSA-ja me Kosovën është gjithëpërfshirëse dhe se dallon nga ato me vende të tjera të rajonit edhe për shkak të Traktatit të Lisbones, i cili e lejon BE-në që të nënshkruaje marrëveshje të tilla. Ai me tej ka theksuar se duhet të krijohen mekanizma të zbatimit të MSA-së në fusha të ndryshme, si Këshilli i Asociim-Stabilizimit, ndersa ka folur edhe për përfitimet ekonomike që do të ketë Kosova nga Banka Evropiane, fondet e IPA-s, etj. Ai ka kërkuar që Kosova të krijojë ekonomi më stabile dhe prodhues konkurrentë për tregun shumë të madh të BE-së.

Duke iu referuar raporteve të tensionuara politike në Kosovë për shkak të marrëveshjes për Bashkësinë (Asociacionin) e komunave serbe dhe atë për demarkacionin me Malin e Zi, Zhbogar ka ftuar për dialog politik. Ai e ka lënë mundësinë që marrëveshjet edhe të përmirësohen në ndonjë element të tyre, ndersa është shprehur se institucioni, të cilin e përfaqëson, do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këto marrëveshje.
Sigal